Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Aksidenti në Dibër/ Arrestohet 28 vjeçari që përplasi makinën me derën e gjykatës

Lapsi.al 2 August 2022
Aksidenti në Dibër/ Arrestohet 28 vjeçari që përplasi

28 vjeçari, i cili mbrëmjen e 1 gushtit shkaktoi aksidentin në oborrin e gjykatës së Dibrës, është arrestuar.  Mjeti tip 'BMW' i drejtuar nga Ferit Sula ka humbur kontrollin edhe është përplasur me rrethimin e gjykatës duke shqyer një pjesë të rrethimit me kangjella hekuri. Nga përplasja mbeti i plagosur edhe punonjësi i shërbimit që ndodhej në atë moment aty.

“Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban në DVP Dibër arrestuan në flagrancë shtetasin F.S., 28 vjeç, banues në Dibër, pasi duke drejtuar automjetin  tip 'BMW',  ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti  ka dalë nga rruga duke shkaktuar dëme materiale në ambientin e jashtëm të Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër dhe gjithashtu  aksidentoi jashtë rrezikut për jetën shtetasin G.D, 33 vjeç, punonjës i shërbimit të sigurisë private që ishte në shërbim”, informoi policia e Dibrës.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI