Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

E deklaruan të vdekur, e moshuara zgjohet kur mbërrin policia

Lapsi.al 2 August 2022
E deklaruan të vdekur, e moshuara zgjohet kur mbërrin policia

Një ngjarje e rrallë ka ndodhur në fshatin Libonik të bashkisë Maliq. Një e moshuar rreth 75 vjeç, nuk ka dhënë shenja jete dhe familjarët kanë lajmëruar qendrën shëndetësore në Maliq. Sipas informacioneve edhe infermieri që ka shkuar te banesa e ka konstatuar pa puls.

Pasi u lajmërua policia, në kohën kur këta të fundit shkuan në banesë, e moshuara është përmendur.  75-vjeçarja është transportuar në spital ku po merr ndihmë mjekësore dhe mësohet se është në gjendje të mirë shëndetësore. Sipas bluzave të bardha, e moshuara kurohet për shkak të Covid-19.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI