Flash

Rusia kundërshton vizitën e Pelosit në Tajvan

Lapsi.al 2 August 2022
Rusia kundërshton vizitën e Pelosit në Tajvan

Kremlini ka paralajmëruar Shtetet e Bashkuara që të mos e provokojë Kinën me vizitën e kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, në Tajvan.

Sipas Rusisë, një vizitë e tillë do të rrisë tensionet në një nivel të rrezikshëm.

Pelosi u largua të martën nga Malajzia dhe u nis drejt Tajvanit, duke përshkallëzuar tensionet me Pekinin, që thotë se ky ishull është pjesë e territorit të tij.

Mediat në Tajvan kanë raportuar se Pelosi do të arrijë në shtet mbrëmjen e të martës, duke u bërë zyrtarja më e lartë amerikane që viziton Tajvanin në më shumë se 25 vjet.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, paralajmëroi se një vizitë e tillë do të jetë “jashtëzakonisht provokuese”, duke shtuar se do të “përkeqësojë situatën në rajon dhe do të nxisë tensione”.

Ai tha për gazetarët se Rusia qëndron “në solidaritet të plotë” me Kinën, duke shtuar se çështja e Tajvanit është jashtëzakonisht e ndjeshme për Pekinin.

“Në vend se ta trajtojnë këtë situatë të ndjeshme me respekt, fatkeqësisht SHBA-ja ka zgjedhur rrugën e konfrontimit”, tha ai. “Vizita nuk do të sjellë asgjë të mirë dhe ne vetëm mund të shprehim keqardhje për këtë gjë”.

Komentet e Peskovit reflektojnë mbi raportet e ngushta që Moska dhe Pekinin kanë dhe të cilat janë forcuar qëkur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt. Kina ka refuzuar që ta kritikojë Moskën për pushtimin e Ukrainës, por ka fajësuar SHBA-në dhe NATO-n për provokimin e Moskës./REL/

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI