Flash

Shefi i OKB, Antonio Guterres: Bota pranë luftës bërthamore

Lapsi.al 2 August 2022
Shefi i OKB, Antonio Guterres: Bota pranë luftës bërthamore

“Bota është vetëm një hap larg nga një luftë shkatërruese bërthamore”. Kështu është shprehur Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres teksa shtoi se aktualisht ne ndodhemi në një rrezik që nuk është parë që nga Lufta e Ftohtë.

“Ne kemi qenë jashtëzakonisht me fat deri më tani. Mes tensioneve globale në rritje, njerëzimi është vetëm një hap larg asgjësimit bërthamor. Tensionet ndërkombëtare po arrijnë  kulme të reja”, tha ai.

Paralajmërimet e zyrtarit të lartë të OKB-së erdhën në hapjen e një konference për vendet e nënshkruara në Traktatin e Mospërhapjes bërthamore.

Marrëveshja e vitit 1968 u prezantua pas krizës së raketave Kubane, një ngjarje që shpesh portretizohet si më e afërta që bota i ka ardhur ndonjëherë luftës bërthamore.

Traktati ishte krijuar për të ndaluar përhapjen e armëve bërthamore në më shumë vende dhe për të ndjekur qëllimin përfundimtar të çarmatimit të plotë bërthamor.

Pothuajse çdo komb në Tokë ka nënshkruar marrëveshjen. Mgjithatë India, Izraeli, Koreja e Veriut dhe Pakistani refuzojnë të nënshkruajnë këtë marrëveshje edhe pse këto vende janë  njohura ose të dyshuara për armë bërthamore.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI