Flash

Gjukanoviçi nis procedurat për shkarkimin e Abazoviçit pas marrëveshjes me Kishën serbe

Lapsi.al 3 August 2022
Gjukanoviçi nis procedurat për shkarkimin e Abazoviçit pas

Partia Demokratike e Socialistëve e Milo Gjukanoviçit do të nisë sot një nismë për mocion mosbesimi ndaj qeverisë së drejtohet nga Dritan Abazoviç. Kjo për shkak të Marrëveshjes Themelore me Kishën Ortodokse Serbe. Që nga momenti i publikimit, kjo marrëveshje shkaktoi konflikte brenda qeverisë së Abazoviçit dhe mes anëtarëve të shumicës qeverisëse.

“Marrëveshja e nënshkruar sot, e cila është në kundërshtim me Kushtetutën e Malit të Zi, do të pezullohet menjëherë pas zgjedhjes së qeverisë së re“, thuhet në njoftimin e DPS-së.

Një pjesë e mazhorancës qeverisëse, DPS dhe Partia Socialdemokrate, njoftuan se Marrëveshja Themelore është kundër interesave kombëtare të Malit të Zi, nuk është në pajtim me Kushtetutën e Malit të Zi dhe me ligjet malazeze.

 

Të këshilluara

VIDEO/ Zjarr masiv në Mukje të Krujës

Një vater zjarri eshte shfaqur mbremjen e se martes ne pjesen malore te fshatit Mukje të Krujes. Ne ndihme te zjarrfikesve te Krujes kane shkuar edhe ato të...

23:34

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI