Flash

Tragjedia e Himarës/ Përsetë e shpërthimit makabër të Ramës

Lapsi.al 3 August 2022
Tragjedia e Himarës/ Përsetë e shpërthimit makabër

Tragjedia e Himarës është një nga ato ngjarje që e detyron atë që është në pushtet, të shikojë nga vetvetja, të reflektojë për sistemin që ka ngritur dhe natyrisht të durojë, ashtu siç ndodh në çdo vend demokratik edhe fortunën, shpesh herë në tejkalim të masës, që prodhon zemërimi qytetar në fatkeqësi të tilla. Por me sa duket Edi Rama nuk i përket kësaj race politikanësh demokratë. Ai ka reguar në një mënyrë gati makabre në rrjetet e tij sociale duke u përpjekur ta vërë theksin, nga përgjegjësia shtetërore për këtë krim, në "ligësinë e verbër të vampirëve politikë e mediatikë që s'lenë plagë pa futur gojën e tyre të përdalë".

Në reagimin që kryeministri ka bërë, nuk ndjen as shqetësimin minimal për të kërkuar përgjegjësi personale për atë që nuk ka funksionuar, as empathinë për të kuptuar revoltën e atyre që kanë qenë të martën në plazhin e Potamit, as zemërdridhjen e atyre prindërve me fëmijë të vegjël që i drejtohen me ndrojë plazheve, nga frika e motorëve të pakontrolluar dhe skafeve maramendës, as zemërimin e atyre që kuptojnë për të disatën herë se cilët janë heronjtë realë të "policisë që duam". 

Jo, askënd nga këta kryeministri nuk e përfill dhe pikërisht në ditën më të gabuar ai reket të ngulisë të vërtetën e tij absurde për relitetin, atë se ky është një sezon turistik perfekt.

  

Dhe e bukura është që në optikën e kryeministrit të gjithë ata, që ndihen të prekur, të revoltuar, të indinjuar, apo që nuk e besojnë ëndrrën: "Shqipëria, kampion rajonal i turizmit" nuk mund të jenë gjë tjetër veçse pjesë e çetave "të udhëhequra nga nongratat dhe nga ata me identitet të dyfishtë".

Pra ky reagim me fjalor makabër, për të barabitur me Berishën apo Metën dhe për të etiketuar si çeta të opozitës këdo që ka shpërthyer qoftë edhe në mënyrë të ekzagjeruar, i prekur nga ngjarja e vrasjes së 7 vjeçares Jonada Avdia, tregon për mentalitetin e Edi Ramës, ndofta më shumë sesa mënyra si fiton zgjedhjet, se si bën luftën politike në parlament apo se si firmos për inceneratorët. Mendësia autarkike është e dukshme: Nëse shqetësoheni për pasigurinë e fëmijëve tuaj, nëse klithni për mosbesimin tek policia, nëse këkroni garanci dhe mbrojtje nga shteti për të cilin paguan taksa, jeni "non grata" si Saliu, apo spiunë si Iliri. Sepse në këtë vend nuk mund të ekzistojë e vërtetë tjetër përpos asaj që çertifikon Edi Rama.

©Lapsi.al

 

 

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI