Flash

Digjen dhjetëra hektarë në bashkinë e Vaut të Dejës, zjarri rrezikoi banesat dhe varrezat

Lapsi.al 4 August 2022
Digjen dhjetëra hektarë në bashkinë e Vaut të

Vatrat e zjarreve vijojnë të djegin sipërfaqe të tëra me kullota dhe pyje në vend. Mësohet se një vatër zjarri që u përhap me shpejtësi, duke rrezikuar banesat, u shfaq pasditen e së mërkurës në Bushat, në bashkinë e Vaut të Dejës. Fillimisht, zjarri përfshiu një pjesë të konsiderueshme të Malit të Zefjanës, ndërsa era e orientoi drejt banesave të fshatit Rranxa dhe varrezave të këtij fshati. Kanë qenë banorët e zonës dhe më pas forcat zjarrfikëse, të ndihmuara edhe nga efektivët e ushtrisë, që kanë mundur të mbajnë nën kontroll flakët, për të mos lejuar përhapjen e tyre në banesat dhe varrezat e fshatit.

Mëngjesin e sotëm, zjarri është vënë nën kontroll, ndërsa zjarrfikësit janë në gadishmëri për të shmangur riaktivizimin e vatrave.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI