Flash

E afërmja e Jonadës tregon ç'ndodhi në Potam: Babai e kishte përdore, gomonia e goditi 2 herë

Lapsi.al 4 August 2022
E afërmja e Jonadës tregon ç'ndodhi në Potam: Babai e

Pedagogia Ilirjana Kuçana, njëkohësisht e afërmja e Jonadës së vogël, ka rrëfyer në një intervistë për mediat nga protesta momentin e ngjarjes tragjike që i mori jetën 7-vjeçares teksa qëndronte në breg me babain e saj.

Kuçana tregoi se në momentin e ngjarjes Jonada ka qenë në duart e babait të saj. Skafi i drejtuar nga Tase ka goditur fillimisht trupin e 7-vjeçares për t’u rikthyer më vonë e për t’i marrë jetën tragjikisht. Pedagogia rrëfeu sakrificat e babait të Jonadës së vogël dhe mallin që e rikthente në vendlindje çdo vit.

“Nuk është e thjeshtë për mua të flas. Ajo që ka ndodhur në familjen tonë është shumë e rëndë. Nuk kam komente për atë çfarë ndjen Bledi dhe Ermira. Dhimbja e tyre peshon aq rëndë sa nuk mund tua shpjegoj dot. Nuk mund tua shpjegoj se si është Bledi sot, gjyshe Nazmia, gjysh Ismeti, hallat që kanë parë skenën. Unë dua që të mos bëjnë politikë për këtë çështje. Unë që kur kam takuar Bledin dhe Ermirën jam çuar 3-4 herë për të parë vajzën. Të gjithë prindërit ndjenë frikë për fëmijët e tyre.

Bledi e ka pasur kapur prej dore vajzën. Kanë qenë duke notuar në breg të detit së bashku. Skafi ka ardhur e ka goditur njëherë, më pas e ka xhiruar dhe trupin e vajzës e ka grirë përmes helikave. Kam vetëm trishtim për atë që i ka ndodhur djalit të dajës tim. Sot kam dal për Jonadën, për Dean. Kam dalë që ajo që i ka ndodhur Jonadës të mos i ndodh askujt në botë.

Ne gjatë ditës kemi parë raste kur skafet kanë përplasur njerëz dhe nuk janë marrë masa, por kur ndodh nga oficer të policisë situata është më e dhimbshme. Dhimbja na ka kapluar por nuk na ka rrëzuar. Ermira dhe Bledi kanë kaluar shumë peripeci dhe sërish janë duke kaluar peripeci. Ka ikur 17 vjeç nga Shqipëria, me punë dhe dashuri ka krijuar një familje model dhe atdhedashuria e bënte të kthehej në Shqipëri”, tha pedagogia

Të këshilluara

Meta në protestë: Mjafton të ikë Edi Rama

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka folur në protestën e mbajtur në bulevardin Dëshmorët e Kombit për 7-vjeçaren që humbi jetën në Potam të Himarës. “...

20:19

Ky vend dreqi ku po rritim fëmijët

Ishte vetëm 7 vjeç dhe humbi jetën... Nga të paktat herë kur në dreq zanati që kam të dridhen duart të shkruash një lajm. Më shkon në mendje që dhe vajza ime ka...

23:35

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI