Flash

Mocion votëbesimi për qeverinë, reagon Abazoviç: Nuk do të mbijetojnë politikisht ata që filluan procedurën

Lapsi.al 4 August 2022
Mocion votëbesimi për qeverinë, reagon Abazoviç: Nuk do

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, ka reaguar ditën e sotme pas depozitimit të kërkesës nga ana e DPS-së në Kuvend, e cila kërkon votëbesimin e qeverisë.

Në një konferencë për mediat Abazoviç ka deklaruar se nuk e di nëse Qeveria do t’i mbijetojë 19 gushtit, por di se ata që filluan procedurën për votëbesimin nuk do të mbijetojë as politikisht.

“Një pjesë e njerëzve që e nisën procedurën dhe një pjesë e strukturave që e nisin atë procedurë, gjoja duke u fshehur pas Marrëveshjes Themelore, sigurisht që nuk do të mbijetojnë politikisht, qoftë kjo të realizohet më 19 gusht, në disa zgjedhje, në ato lokale në Podgorica, një pjesë e atyre strukturave sigurisht që nuk do të mbijetojë”, ka thënë Abazoviç, përcjellë RTCG.l

Qeveria e Dritan Abazoviç u akuzua fort pasi firmosi marrëveshjen me Kishën Orthodokse Serbe.

Një ditë më parë Partia Demokratike e Socialistëve depozitoi djnë parlamentin e Malit të Zi kërkesën për votëbesimin e kryeministrit Dritan Abazoviç.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI