Flash

Tragjedia e Potamit, prokuroria po rivlerëson akuzën ndaj Arjan Tases

Lapsi.al 4 August 2022
Tragjedia e Potamit, prokuroria po rivlerëson akuzën ndaj Arjan Tases

Gjykata e Vlorës ka caktuar ditën e premte më 5 gusht ora 10:30 për të zhvilluar seancën për vlerësimin e masës së sigurisë ndaj ish shefit të komisariatit të Himarës Arjan Tase. Tase akuzohet për ngjarjen tragjike të 2 gushtit në plazhin e Potamit në Himarë, ku si pasojë e përplasjes me gomonen që drejtonte Tase, humbi jetën një vajzë 7-vjeçare. Për Arjan Tasen, deri më tani është bërë publike akuza e ngritur nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, e cila e klasifikuar ngjarjen si një vrasje nga pakujdesia, e cila parashikon një dënim nga gjobë deri në 5 vite burg.

Burime pranë prokurorisë së Vlorës e cila ka marrë tashmë në dorë hetimet shprehen se në varësitë dëshmive, dinamikës së ngjarjes, pamjeve filmike si dhe natyrisht dëshmive të personave prezentë në vendngjarje si dhe vetë drejtuesit të gomones, Tase, nuk përjashtohet mundësia edhe të ndryshimit të akuzës. Kjo me argumentimin se pavarësisht faktit, që ish-punonjësi i policisë Tase nuk ka dëshiruar ardhjen e pasojës fatale ndaj 7-vjecares, provat flasin se ai është future me vetëdije të plotë në një zonë ku nuk duhej të qarkullonin mjete detare me motorë.

 

Të këshilluara

Berisha: Në protestë do të jem si qytetar

“Rama në vend të shkarkojë me urgjencë ministrin Çuçi u vërsulet gazetarëve”, kështu u shpreh kreu i PD Sali Berisha, ndërsa zhvilloi këtë të enjte një vizitë n...

12:23

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI