Flash

Berisha flet për ngjarjen tragjike në Himarë: Janë zhdukur kamerat që kanë filmuar skenën e aksidentit

Lapsi.al 5 August 2022
Berisha flet për ngjarjen tragjike në Himarë: Janë zhdukur

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u ndal sot tek ngjarja kriminale e ndodhur tre ditë më parë në Potam të Himarës, ku polici Arjan Tase vrau me skaf një 7-vjeçare. Kryedemokrati tha se skafi i përket Adhurim Kushit duke e cilësuar si një nga “çunat e Londrës” duke nënkuptuar veprimtaritë ilegale që ata merren. Berisha thotë se është bërë përpjekje për të fshehur gjurmët e krimit në plazhin e Potamit.

“Janë bërë përpjekje për të fshehur gjurmët e krimit. Autori tentoi të largohej por janë zhdukur kamerat që regjistruan skenën e krimit. Persona kriminelë njëlloj si Arjan Tase menëjherë kanë marrë kamerat dhe i kanë zhdukur ato, por ngjarja ka dëshmitarë”, tha Berisha.

Berisha ka akuzuar edhe ministrin e Brendshëm, Bledi Çuçi se është anëtar i një shoqate detare ku bëjnë pjesë edhe trafikantë droge.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI