Flash

Fotot e dyshimit/ A është ky sozia e Putinit?

Lapsi.al 5 August 2022
Fotot e dyshimit/ A është ky sozia e Putinit?

Gjeneral-major Kyrylo Budanov,  shefi i inteligjencës së Ukrainës, ngriti dyshime se Putini përdor një sozi duke u nisur nga imazhet e marra në transmetimet televizive.

Ai pretendon se një ekzaminim i afërt i veshëve të presidentit tregon se kemi të bëjmë me dy njerëz të ndryshëm. Budanov gjithashtu pretendon se trupi i “dyfishtë” i Putinit herë pas here ka ‘zakone, ecje dhe gjatësi të ndryshme edhe lartësi të ndryshme nëse e shikoni nga afër’.

Këtë javë, gjeneralmajori i Ukrainës Kyrylo Budanov u shfaq në TV për të pohuar para shikuesve se gjatësia dhe veshët e Putinit kanë ndryshuar në paraqitjet e fundit, raporton The Sun.

Ai tha: ‘Pamja e veshëve, është e ndryshme… Dhe është si në rastin e një gjurmëve të gishti, fotografia e veshit të çdo personi është unike. Nuk mund të përsëritet’.

Budanov kishte pohuar më parë se Vladimir Putini “i dytë” mund të ishte në një samit të mbajtur në Teheran muajin e kaluar.

Ndërsa lideri rus dukej në diklet teksa zbriste nga shkallët e avionit të tij presidencial në Teheran, burimet ukrainase vunë në dukje se "Putini tjeter" lëvizte jashtëzakonisht shpejt dhe ishte më vigjilent sesa në paraqitjet e mëparshme publike.

Presidenti rus dukej i animuar teksa përshëndeti të pranishmit, përpara se të hiqte xhaketën dhe të hipte në një limuzinë të blinduar.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI