Flash

“Ndalo se e vrave”/ I afërmi i Jonadës rrëfen tmerrin para prokurorëve

Lapsi.al 5 August 2022
“Ndalo se e vrave”/ I afërmi i Jonadës rrëfen tmerrin

Janë të dhimbshme deklaratat që kanë dhënë në dosjen e prokurorisë personat që panë vrasjen e vogëlushes Jonada Avdia mesditën e së martës në plazhin e Potamit në Himarë. Në dosjen që lapsi.al e ka siguruar është edhe dëshmia e Emiliano Zeqirllarrit, i afërm i familjes Avdia që ka rrëfyer ngjarjen.

“Rreth mesditës, Bledar Avdia bashkë me vajzën Jonida po laheshin e breg te detit dhe në një moment pashë ardhjen e një mjeti lundrues të madh me disa persona në bord.

Në kohën që mjeti lundrues ka marrë njerëz në breg dhe është futur përsëri në det goditi vajzën me helikat e motorëve.

Bledari dhe njerëzit që ishin në breg të detit kanë filluar bërtasin: “Ndalo se e vrave”. Mjeti lundrues ka vijuar të ecë pa dhënë asnjë ndihmë. Në këtë moment hyra në det dhe e kam nxjerrë të miturën pa shenjë jete” – thotë ai. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Meta në protestë: Mjafton të ikë Edi Rama

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka folur në protestën e mbajtur në bulevardin Dëshmorët e Kombit për 7-vjeçaren që humbi jetën në Potam të Himarës. “...

20:19

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI