Flash

Roskovec/ Gjendet një trup i dekompozuar në brigjet e lumit Seman

Lapsi.al 5 August 2022
Roskovec/ Gjendet një trup i dekompozuar në brigjet e lumit Seman

Trupi i një personi të dekompozuar është gjetur në brigjet e lumit Seman në fshatin Arapaj në Roskovec. Kanë qenë dy peshkatarët ata të cilët pikasën trupin e dekompozuar, të cilët më pas njoftuan policinë. Këta të fundit në bashkëpunim me repartin zjarrfikës të Roskovecit bënë të mundur nxjerrjen e trupit të viktimës nga ujërat e lumit Seman. Trupi i përket seksit mashkull, por është ende i paidentifikuar.

“Më datë 04.08.2022, në fshatin Arapaj, në lumin Seman, është gjetur një trup i pajetë, ende i paidentifikuar, i seksit mashkull, i dekompozuar. Po punohet për identifikimin e kufomës dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedural”, njoftoi policia.

Të këshilluara

Berisha: PD mbështet protestën e qytetarëve

Kreu i PD Sali Berisha ka kërkuar dorëheqjen e ministrit Bledi Çuçi pas tragjedisë së ndodhur në Himarë ku një vogëlushe 7- vjeçare humbi jetën pasi u godit nga...

20:16

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI