Flash

Detaje nga aksidenti në Kroaci, mes pasagjerëve 3 priftërinj dhe 6 murgesha

Lapsi.al 6 August 2022
Detaje nga aksidenti në Kroaci, mes pasagjerëve 3 priftërinj dhe

Të paktën 12 persona raportohet se kanë humbur jetën dhe 32 të tjerë janë plagosur në Zagreb pasi një autobus doli nga rruga dhe përfundoi në kanal.

Mësohet se 11 prej viktimave ndërruan jetë në vendngjarje, ndërsa një prej tyre në spital. “Sipas disa informacioneve, bëhet fjalë për një grup që kishte planifikuar të shkonte në pelegrinazh në Medjugorje”, tha ministri Davor Bozhinoviç.

“Të gjitha shërbimet e urgjencës kanë dalë menjëherë në terren. I pari ka dalë urgjenca, 16 ekipe, më pas policia, zjarrfikëset dhe sigurisht punonjësit e KSHA-së”, tha ministri i Brendshëm.

Më pas shtoi: “Informova kryeministrin dhe ai bisedoi me homologun polak Morawiecki duke i shprehur personalisht ngushëllimet familjarëve dhe popullit të Polonisë.”

 

Sipas informacioneve nga mediat polake, në mesin e pasagjerëve në autobus ishin 3 priftërinj dhe 6 murgesha.

Ndërkohë dyshohet se në autobus mund të jetë persona të tjerë, ndërsa disa prej të plagosurve janë në gjendje të rëndë.

Të këshilluara

Vazhdojnë provokimet e rrezikshme në Tajvan

Në mënyrë shumë provokuese, forcat kineze vazhdojnë manovrat e tyre ushtarake rreth Tajvanit. Stërvitjet po pengojnë edhe trafikun ndërkombëtar të anijeve. Peki...

14:06

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI