Flash

Edhe media angleze “vampire”, raportojnë vrasjen e Jonada Avdisë nga polici me skaf

Lapsi.al 6 August 2022
Edhe media angleze “vampire”, raportojnë vrasjen e Jonada

Mediat britanike i bënë jehonë ngjarjes që i mori jetën Jonada Avdiajt në plazhin e Potamit. Duke qenë se vajza kishte lindur në Londër, gazetarët atje kanë raportuar gjerësisht për aksidentin dhe protestat që shoqëruan ngjarjen në Tiranë.

Shkrimet pasqyrojnë detajet se si e vogla ishte duke luajtur bashkë me të atin pak metra nga bregu, në momentin kur u godit për vdekje nga skafi që drejtohej nga polici Arjan Tase.

New York Post përcjell dëshminë e Bledar Avdisë, babait të Jonadës, që ka treguar: “Isha duke u larë bashkë me vajzën në breg, kur pashë në skaf me disa njerëz në bord”.

Në fillim kishte zbritur një grua dhe më pas kishin hipur disa gra dhe fëmijë. Pas kësaj gomonia ishte afruar pranë tij.

“Erdhi në drejtimin tonë me një shpejtësi skëterrë dhe aty më ndau nga vajza” ka thënë Bledari.

Në pasqyrimin e plotë që ka bërë Daily Mail, shkruhet edhe për autorin e krimit, Arjan Tase.

“Tase tani është nën akuzë për vrasje me dashje, ndërsa 15 policë që duhet të ruanin bregun e detit u shkarkuan nga detyra. Tase, një shef policia në Elbasan do të përgjigjet para gjykatës” shkruan Daily Mail.

Detaje jepen edhe në Mirror.co.uk, ku citohen dëshmitarë të ngjarjes që tregojnë se si e mitura mbeti e vrarë nga helikat e skafit fare pranë bregut.

The Telegraph dhe The Sun, veç të tjerave janë përqëndruar në momentin kur babai i Jonadës përplaset me policin, Arjan Tase, duke marrë shkas nga foto që u shpërnda në rrjetet sociale.

“Aksidenti u shoqërua me protesta në kryeqytet, me qindra qytetarë të mbledhur përballë Ministrisë së Brendshme në Tiranë që kërkuan më shumë siguri dhe mbrojtje.

Protestuesit kërkuan dorëheqjen e ministrit Bledi Çuçi, drejtorit të policisë, Gledis Nano dhe ministres së turizmit, Mirela Kumbaro.

Qindra qirinj dhe lule u vunë në vendin ku Jonada humbi jetën dhe përballë kryeministrisë” shkruan The Sun.

Raportimet janë thuajse kudo në mediat britanike. Nuk kish si të ndodhte ndryshe, përderisa fëmija u vra në duart e babait të saj. Për më tepër vrasja ishte paralajmëruar, për shkak të incidenteve që kishin ndodhur më herët.

Por kur në rrjetet sociale nisën reagimet e para dhe kur gazetarët shqiptarë nisën të raportojnë për ngjarjen ato u quajtën “vampirë politike dhe mediatikë” nga kryeministri Rama, sipas të cilit, “ky është sezoni më i organizuar, më i rregullt e më i pastër turistik ndonjëherë”/Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI