Flash

Lufta në Ukrainë/ Erdogan i kërkon Putinit të takohet me Zelenskin

Lapsi.al 6 August 2022
Lufta në Ukrainë/ Erdogan i kërkon Putinit të takohet me

Turqia vijon të jetë në ballë të përpjekjeve për të ndërmjetësuar një zgjidhje për konfliktin në Ukrainë. Gjatë takimit me presidentin rus Vladimir Putin, në Soçi, lideri turk Rexhep Taip Erdogan i ka kërkuar atij të takohet me homologun ukrainas, Volodimir Zelenski në Turqi. Lajmin e bën të ditur media e pavarur bjelloruse Nexta. Putin u takua me Erdogan për të forcuar bashkëpunimin ekonomik dhe energjetik mes dy vendeve. Ky ishte takimi I dytë mes dy presidentëve që prej fillimit të luftës në Ukrainë. Luftimet në terren vijojnë të ashpra. Një prej reaktorëve të centralit bërthamor të Zaporizhias, nën kontrollin e forcave të Moskës, është fikur, pas bombardimeve të një dite më parë që rrezikuan funksionimin e sigurt të impiantit.

Agjencia bërthamore ukrainase tha më herët se raketat ruse kishin dëmtuar një pjesë të centralit më të madhe të Europës, por se nuk kishte rrjedhje radioaktive. Moska akuzon Ukrainën për bombardimet. Në një reagim Bashkimi Europian dënoi aktivitet ruse rreth centralit, duke i cilësuar si të papërgjegjshme dhe shkelje të rëndë të rregullave të sigurisë bërthamore. Sakaq, shefja e degës ukrainase të Amnesty International dha dorëheqjen pasi grupi akuzoi forcat e armatosura ukrainase se po rrezikonin civilët duke i vendosur bazat ushtarake në zonat rezidenciale. Oksana Pokalchuk, reagoi me zemërim në një postim në Facebook, duke thënë se deklarata e organizatës ushqente propagandën ruse.

Të këshilluara

Vazhdojnë provokimet e rrezikshme në Tajvan

Në mënyrë shumë provokuese, forcat kineze vazhdojnë manovrat e tyre ushtarake rreth Tajvanit. Stërvitjet po pengojnë edhe trafikun ndërkombëtar të anijeve. Peki...

14:06

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI