Flash

Makina godet motorin në Vlorë, drejtuesi në gjendje të rëndë

Lapsi.al 6 August 2022
Makina godet motorin në Vlorë, drejtuesi në gjendje të

Një aksident ka ndodhur mesditën e së shtunës në rrugën e Lumit të Vlorës. Aksidenti ka përfshirë një automjet, i cili ka goditur një mjet motorik. Për pasojë, drejtuesi i motorit është transportuar në gjendje të rëndë në spital.

"Sot, rreth orës 13:30, në aksin rrugor Babicë-Qishbardhë, një automjet tip "Benz" me drejtues shtetasin L. B., 59 vjeç, është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin E. C., 37 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Vlorës, në gjendje të rëndë shëndetësore," njoftoi policia.

Policia e cila ka shkuar në vendin e ngjarjes së bashku me grupin hetimor janë duke bërë kqyrjen e vendit për shkaqet e aksidentit.

Të këshilluara

Çmimet e reja, bien benzina dhe nafta

Bordi i Transparencës në datë 6 Gusht 2022, në mbledhjen e radhës vendosi: ✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë j...

11:50

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI