Flash

Plas sherri në plazhin e Vlorës, plagosen dy persona

Lapsi.al 6 August 2022
Plas sherri në plazhin e Vlorës, plagosen dy persona

Në këto ditë të nxehta të gushtit trazirat nuk kanë munguar në bregdetin e jugut. Mësohet se së fundmi një grup pushuesish janë përplasur fizikisht me njëri-tjetrin. Dy persona kanë mbetur të plagosur gjatë konfliktit që shpërtheu ditën e sotme, në plazhin e quajtur “Vega” të Vlorës. Dyshohet se shkak i këtij sherri janë bërë dy të rinj që kanë ngacmuar dy gra. Këtë skenë e kanë parë bashkëshortët dhe familjarët të cilët kanë ndërhyrë dhe janë përballur me dy të rinjtë. Policia njofton se shtetasit A. B., 38 vjeç dhe K. A., 42 vjeç, janë konfliktuar fizikisht me tre persona të tjerë, ende të paidentifikuar.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në  konflikt.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI