Flash

Shefi i OKB-së: Njerëzimi po luan me armë të mbushura

Lapsi.al 6 August 2022
Shefi i OKB-së: Njerëzimi po luan me armë të mbushura

Qyteti japonez, Hiroshima, ka kujtuar më 6 gusht sulmin e parë me bombë atomike të 77 vjetëve më parë.

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, ka shfrytëzuar këtë ceremoni për të paralajmëruar kundër krijimit të armëve bërthamore.

Ai ka folur për rreziqet që vijnë nga kriza në Ukrainë, në Lindjen e Mesme, si dhe në Gadishullin Korean.

“Njerëzimi po luan me armë të mbushur”, ka thënë Guterres.

“Dhjetëra mijëra njerëz janë vrarë në këtë qytet sa hap e mbyll sytë. Gratë, fëmijët dhe burrat janë djegur në zjarr”, ka thënë ai.

Sot “krizat e lidhura me çështje bërthamore po përhapen shpejt – në Lindjen e Mesme, në Gadishullin Korean dhe si pasojë e luftës së Rusisë në Ukrainë”, ka thënë mes tjerash Guterres.

“Ne duhet të pyesim se çfarë kemi mësuar nga tymi që është përhapur në formë kërpudhe në këtë qytet?”.

Para agimit, të mbijetuarit e sulmit dhe familjarët e tyre kanë dërguar lule dhe janë lutur në vendin përkujtimor në Hiroshima.

Rreth 140,000 njerëz kanë vdekur si pasojë e bombardimit të Hiroshimas nga Shtetet e Bashkuara gjatë Luftës së Dytë Botërore, përkatësisht më 6 gusht të vitit 1945.

Në këtë shifër përfshihen edhe personat që kanë vdekur pas ekspozimit në rrezatim.

Tri ditë më vonë, bomba e dytë atomike është hedhur në qytetin Nagasaki, duke lënë të vdekur 70,000 persona.

Për pasojë, Japonia është dorëzuar më 15 gusht./Rel/

Të këshilluara

Vazhdojnë provokimet e rrezikshme në Tajvan

Në mënyrë shumë provokuese, forcat kineze vazhdojnë manovrat e tyre ushtarake rreth Tajvanit. Stërvitjet po pengojnë edhe trafikun ndërkombëtar të anijeve. Peki...

14:06

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI