Flash

Skandali me përgjimin e gazetarit/ Jep dorëheqjen kreu i shërbimit informativ në Greqi

Lapsi.al 6 August 2022
Skandali me përgjimin e gazetarit/ Jep dorëheqjen kreu i

Kreu i shërbimit informativ të Greqisë dhe sekretari i përgjithshëm i zyrës së kryeministrit kanë dhënë dorëheqjen, pas akuzave për përdorim të paligjshëm të sistemit të përgjimit kundër një gazetari dhe ndaj kreut të një partie opozitare. Drejtori i Shërbimit Informativ Kombëtar Panagiotis Kontoleon dhe Grigoris Dimitriadis, sekretar i përgjithshëm i zyrës së kryeministrit, dorëzuan të premten, më 5 gusht dorëheqjen e tyre, e cila u pranua.

Javën e kaluar, kreu i partisë opozitare socialiste të Greqisë, PASOK, Nikos Androulakis, paraqiti një ankesë në Gjykatën e Lartë të vendit duke thënë se kishte pasur një përpjekje për të hakeruar celularin e tij me sistemin e përgjimeve “Predator”. Ai tha se u informua mbi këtë përpjekje nga shërbimi i sigurisë kibernetike të Parlamentit Evropian disa ditë përpara se të paraqiste ankesën e tij më 26 korrik. Kryeministri Mitsotakis pritet që ditën e hënë të mbajë një konferencë për mediat në lidhje me këtë çështje.

Të këshilluara

Vazhdojnë provokimet e rrezikshme në Tajvan

Në mënyrë shumë provokuese, forcat kineze vazhdojnë manovrat e tyre ushtarake rreth Tajvanit. Stërvitjet po pengojnë edhe trafikun ndërkombëtar të anijeve. Peki...

14:06

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI