Flash

Tensionohet situata/ Sulmohet me armë policia e Kosovës në liqenin e Ujmanit

Lapsi.al 6 August 2022
Tensionohet situata/ Sulmohet me armë policia e Kosovës në

Policia e Kosovës është sulmuar me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur kur njësia policore e Stacionit Policor për Mbikëqyrjen e Kufirit (SPMK) Zubin Potok ka qenë duke vendosur një barkë patrulluese në liqenin e Ujmanit. Në këtë moment policia është sulmuar me armë zjarri. Deri më tani është raportuar se nga të shtënat nuk ka persona të lënduar.

Policia, ndërkohë, po vazhdon të vëzhgojë terrenin dhe ta trajtojë rastin për të zbuluar se kush qëlloi ndaj efektivëve.

“Njësia policore ka njoftuar se në drejtim të tyre ka pasur të shtëna me armë. Kanë qenë afërsisht 10 të shtëna me armë zjarri. Të shtënat kanë qenë të njëpasnjëshme, nga pjesa tjetër e liqenit dhe kanë goditur afër barkës së policisë. Nga këto të shtëna nuk ka persona të lënduar”, ka njoftuar policia.

Të këshilluara

Çmimet e reja, bien benzina dhe nafta

Bordi i Transparencës në datë 6 Gusht 2022, në mbledhjen e radhës vendosi: ✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë j...

11:50

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI