Flash

VOA: Rritja e çmimeve pas luftës në Ukrainë, dëmton fermerët në Shqipëri

Lapsi.al 6 August 2022
VOA: Rritja e çmimeve pas luftës në Ukrainë, dëmton

Ashtu si në pjesën më të madhe të Evropës, edhe në Shqipëri ka pasur një rritje të çmimeve të produkteve ushqimore bazë dhe karburantit pas luftës në Ukrainë. Fermerët janë një kategori që janë prekur më shumë, ndërsa i kërkojnë ndihmë qeverisë për të përballuar çmimet e larta të pesticideve.

Pas disa vitesh punë si truprojë në lokalet e natës në Tiranë, Agim Eshka u vendos dy vjet më parë në fshatin Grekan. Ai i investoi të gjitha kursimet e tij në një tokë bujqësore prej 180 hektarësh, në këtë fshat në qytetin e Elbasanit.

Ashtu si në pjesën më të madhe të Evropës, edhe në Shqipëri ka pasur një rritje të çmimeve të produkteve ushqimore bazë dhe karburantit pas luftës në Ukrainë.

Pesticidet janë të nevojshme për të rritur të gjitha llojet e produkteve. Rritja e çmimit të pesticideve ka ndikuar edhe tek fitimet e zotit Eshka.

Edhe fermeri tjetër Tafil Arapi bën thirrje për ndihmë, ndërsa vështirësitë për të mbijetuar janë rritur.

Pothuajse një e treta e popullsisë së Shqipërisë jeton me më pak se 5.5 dollarë në ditë, sipas të dhënave nga Banka Botërore. Eksperti i bujqësisë, Alban Zusi thotë se nevojiten fonde shtesë për të mbështetur fermerët.

Rreth 40 për qind e popullsisë 2.8 milionëshe të Shqipërisë jeton në fshat, por bujqësia përbën vetëm 19 për qind të PBB-së së saj. Varfëria është një problem me të cilin përballen shumë fermerë në Shqipëri.

Rreth 280,000 nga rreth 350,000 fermerë në vend janë fermerë të vegjël dhe të pavarur. Si të tilla, ato nuk kualifikohen për subvencione qeveritare ose grante të Bashkimit Evropian/Voa/

Të këshilluara

Çmimet e reja, bien benzina dhe nafta

Bordi i Transparencës në datë 6 Gusht 2022, në mbledhjen e radhës vendosi: ✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë j...

11:50

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI