Flash

Një gropë plehrash pafund

Lapsi.al 8 August 2022
Një gropë plehrash pafund
Historia e inceneratorëve është si ato gropat… që sa herë t'i prekësh kutërbojnë. Këtë ka ridëshmuar sot një shkrim i revistës ekonomike Monitor, bazuar në dokumenta, që tregonte se si me metodat e njohura, me emra fallco, inceneratori i Tiranës kishte marë edhe 310 mijë euro nga paratë tona, për të ngritur një serë. Shkrimi i gjatë ngrihej mbi një antitezë. Historinë e një fermeri i cili kishte aplikuar pranë Agjensisë për Zhvillimin Buqësor dhe Rural (AZHBR) dhe ngaqë nuk kishte përfituar dot fondet që i takonin, kishte falimentuar dhe ishte nisur për emigrim. Nga ana tjëtër, një bujk i rremë, një nga ata që i japin emrat e shumtë me qera bosëve të inceneratorëve, që sikurse tregojnë dokumentat kishte firmosur në bordero edhe si punëtor i thjeshtë edhe si administrator, sapo aplikoi në AZHBR, përfitoi plot 310 mijë euro nga grande që Shqipërisë i ishin falur nga Komuniteti Evropian.  Lexo me tej:

Dhe një ministre në aferën e inceneratorëve/ Ku i çoi Frida Krifca fondet e BE

Sado prekës që të jetë ky paralelizëm, ai tregon shumë më tepër sesa atë që ndodh nën regjimin e Rilindjes, ku as që imagjinohet që qytetarët të kenë shanse të barabarta. Ai shkon përtej edhe akuzave të zakonshme për rryshfet dhe korrupsion, ku një fermer i vërtetë nuk e merr ndihmën ndërsa tjetrit që i takon, digjet.  Pra kjo histori, sado empathi që të ngjallë e tejkalon fatin e Dashamir Çelës nga Berati, të cilin qeveria e tij bëri gjithçka për ta falimentuar, derisa e detyroi të largohej nga vendi. Fakti që projekti i tij nuk u financua dhe ai i një anonimi që kishte nga mbrapa bosët e inceneratorëve, as që nuk u vu në dyshim, na dëshmon për superpushtetin korruptiv që kishte ky oktapod, tentakulat e të cilit patën kapur gjithë shtetin. Superskandali/ Zbulohet skema si ka vjedhur qeveria me inceneratorin e Tiranës Ky episod i vogël allishverishi (sepse po u morre me 300 mijë euro këta të tallin), tregon se përpos ministrisë së Mjedisit, roli i së cilës është vërtetuar, bashkisë së Tiranës që firmoste duke tejkaluar kompetencat, asaj të Fierit që nuk ka parë se ç‘ka miratuar, atyre dhjetë dikastereve që kanë qenë aq efikase sa kanë thënë “PO” brenda një dite të vetme, në lojë paska qenë edhe ministria e Bujqësisë. Pra kudo që i vinin syrin bosët e inceneratorëve, ata ushqeheshin me para publike, ashtu si edhe sot, që janë në arrati, por vazhdojë të paguhen me 29 euro për ton, për plehrat që nuk i djegin por i groposin aty pranë serës të ngritur me fondet e BE për Shqipërinë.  Skandali/ Veliaj gënjen nën betim për firmën e hedhur pro inceneratorit    Prandaj kjo gropë mbetjesh nuk ka fund. Se ajo është ideuar dhe realizuar nga ata që kishin pushtetin për të komanduar çdo ministri dhe çdo bashki. Dhe prandaj sa herë e prek ajo nxjerr në sipërfaqe plehrën e radhës, që ka mbetur ende e painceneruar. ©Lapsi.al

Të këshilluara

Mediat nën “Diktaturën e Albinit” 

Në Prishtinë ka shpërthyer debati i radhës për atë që kundërshtarët e Albin Kurtit e konsiderojnë si zgjerim të tentakulave të shtetit të tij Çavist. Këtë herë ...

14:41

Edhe opozita “për riedukim”

Rastet e shumëpërfolura të përplasjes së Edi Ramës me gazetarët, Ambrozia Meta dhe Klevi Muka, si dhe vendimi i kryeministrit për ti shpënë ata për riedukim, nd...

18:06

7 korriku, si përmbyllje e tre betejave

Beteja e PD për të sfiduar apo mundur Ramën është ende shumë e gjatë, por fitorja e 7 korrikut duhet kuptuar si shpëtimi i demokracisë, përmes ringjalljes së nj...

13:59

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI