Flash

“Edi Rama mbron veten, Çuçin e Kumbaron”, Berisha: Mbështetje të plotë protestës së fuqishme

Lapsi.al 8 August 2022
“Edi Rama mbron veten, Çuçin e Kumbaron”, Berisha:

Ish kryeministri, Sali Berisha ka shprehur edhe njëherë mbështetjen e tij të plotë për protestën që pritet të mbahet ditën e sotme nga qytetarët para ministrisë së Brendshme pas vrasjes së 7-vjeçares nga polici Arjan Tase. Përmes një postimi në “Facebook”, Berisha shkruan se kryeministri Rama mbron veten dhe se po refuzon kërkesat e qytetarëve të cilët kërkuan dorëheqjen e ministres së Turizmit, Mirela Kumbaro, ministrit të Mbrojtjes Bledi Çuçi si dhe Drejtorit të Policisë, Gledis Nano.

Postimi i plotë:

Drejtesi per Jonaden. Edi Rama arrogant mbron veten, Çuçin e familjes dhe Kumbaron, refuzon kerkesat e qytetarëve.

Sot qytetarët në protestë të fuqishme në orën 19:30 për largimin e Çuçit, Kumbaros dhe Nanos. Mbështetje të plotë protestës dhe kërkesave të qytetarëve. sb

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI