Flash

Plagosi rëndë grekun me thikë, arrestohet shqiptari: U prishën për drogë

Lapsi.al 8 August 2022
Plagosi rëndë grekun me thikë, arrestohet shqiptari: U

Një shtetas grek, i cili u plagos me thikë nga një shqiptar ditën e djeshme në Greqi ndodhet në gjende të rëndë.

Ngjarja ka ndodhur në sheshin qendror të Spartës pasditen e së shtunës dhe për shkak të plagëve të rënda që ka marrë, ai është dërguar në Athinë.

Arsyet mbeten ende të panjohura, por sipas medieve greke, sherri ka të bëjë me prishjen e pazareve të drogës.

Ngjarja e përgjakshme ka ndodhur kur viktima ka debatuar me sulmuesin me origjinë shqiptare dhe ai ka nxjerrë një thikë me të cilën e ka goditur vazhdimisht duke e plagosur rëndë, shkruan protothema.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, të cilët kanë vënë në pranga shqiptarin dhe e kanë sjellë në Sigurim.

Viktima u dërgua me autoambulancë në spitalin e Spartës, ku u gjykua e nevojshme transferimi i tij në Athinë. Ndaj shqiptarit është ngritur një dosje për vrasje të mbetur në tentativë dhe shkelje të ligjit për armët, ndërsa po shqyrtohet mundësia që autori dhe viktima të kenë përdorur drogë.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI