Flash

Skandali i përgjimeve në Greqi/ Mitsotakis: Mbajmë përgjegjësi, po të isha në dijeni s’do i kisha lejuar kurrë

Lapsi.al 8 August 2022
Skandali i përgjimeve në Greqi/ Mitsotakis: Mbajmë

Në një mesazh televiziv drejtuar kombit mesditën e së hënës Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka pranuar përgjegjësinë politike të çështjes së përgjimit të telefonit të kreut të partisë socialiste Nikos Androulakis nga shërbimi i inteligjencës së vendit në vitin 2021, duke theksuar se nuk ishte në dijeni të këtij procesi.

Ai tha se Shërbimi i Inteligjencës së vendit (EYP) kishte nënvlerësuar dimensionin politik të përgjimit të telefonave, një çështje formalisht adekuate, por politikisht e papranueshme.

Megjithëse kishte të bënte me një figurë të shquar politike, trajtimi ishte i paplotë. Pikërisht për këtë u largua menjëherë kreu i Inteligjencës. Ndërsa edhe Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë pranoi përgjegjësinë objektive politike. Dhe duke ditur kuptimin e fjalës përgjegjësi, e përsëris drejtpërdrejt: Ajo që ndodhi mund të ketë qenë e ligjshme, por ishte një gabim. Nuk e dija dhe, padyshim, nuk do ta lejoja kurrë!

Kryeministri grek nga ana tjetër ka deklaruar se kontributi e Shërbimit Informativ Kombëtar është teëpr i rëndësishëm pasi reflekton gatishmërinë e Greqisë për të përballuar sfida të tilla si ato në Evros , Egje, në betejat diplomatike ,por edhe në betejën e përditshme të shoqërisë me terrorizmin dhe krimin.Ai ka theksuar se një rrëshqitje e gabuar nuk mund të errësojë një projekt me përfitim të konsiderueshëm kombëtar,ndaj ka paraqitur masa për përmirësimin e këtij shërbimi.

1. Forcimi i dhënies së llogarisë të Inteligjencës (EYP) dhe mbikëqyrjes nga parlamentit nëpërmjet Komisionit të Institucioneve dhe Transparencës.

2.Përmirësimi i rolit të Këshillit të Sigurisë Kombëtare për shfrytëzimin më të mirë të informacionit dhe Ministrisë së Mbrojtjes.

3. Mbrojtja e kornizës së përgjimeve të ligjshme për figurat politike.

4. Ndryshimet brenda Shërbimit për të forcuar kontrollin e brendshëm, transparencën, dhe trajnimin e burimeve të saj njerëzore.

Ndërsa Mitsotkis ka pranuar ngritjen e një komisioni parlamentar për hetimin e çështjes, opozita kërkon dorëheqjen e tij, pas një prej skandaleve më të errëta siç shprehet ajo, në historinë e popullit grek.

Përveç artikujve në shtypin e majtë grek dhe jo vetëm, që publikon edhe shifrat e mijëra personave që përgjohen çdo vit nga Inteligjenca greke,midis tyre dhe gazetarë, e përditshmja britanike Guardian e krahason skandalin me ditët e juntës ushtarake në Greqi, duke theksuar se kryeministri grek ndodhet në ditët më të vështira të udhëheqjes së tij./ TCH

Të këshilluara

4 shenjat më xheloze të Horoskopit

Sipas astrologjisë, këto 4 shenja të zodiakut janë me xhelozet, si në marrëdhëniet e dashurisë, ashtu edhe në punë dhe miqësi. Dashi Dashi është një shenj...

22:24

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI