Flash

ERA QË NUK NDALET MË!

Regjimi katërmbëdhjetë vjeçar i Aleksandar Vučić përfundoi. Serbia u çlirua, si pasojë e rezistencës dhe mobilizimit...

16:01 Ditmir Bushati

Alegri i pakënaqur, Juve në sulm për Depay

Lapsi.al 9 August 2022
Alegri i pakënaqur, Juve në sulm për Depay

Juventus është futur në ethet e fundit të prag sezonit, por Allegri nuk është aspak i kënaqur me repartin e sulmit dhe pret përforcime.

Drejtuesit e klubit janë vendosur menjëherë në lëvizje dhe torinezët po punojnë fortë në pistën e holandezit Memphis Depay.

Sulmuesi duket se ka ndarë rrugët përfundimisht me Barcelonën, me këta të fundit që pak ditë më parë zyrtarizuan edhe goditjen e madhe të merkatos, Robert Lewandowski.

Katalanasit janë të hapur për të dëgjuar çdo ofertë në drejtim të Depay dhe kanë kërkuar 20 milionë euro për kartonin e holandezit.

Sa i përket “Zonjës së Vjetër”, drejtuesit janë të gatshëm të paguajnë një shumë të tillë dhe tani bisedimet me agjentin e lojtarit kanë avancuar. Në ditët në vijim pritet edhe oferta e parë zyrtare dhe pse Juventus fillimisht mendoi për një huazim të thjeshtë, por Barça ka bërë me dije se kërkon vetëm shitjen përfundimtare dhe pritet që në orët në vijim të vijë edhe oferta e parë zyrtare.

28-vjeçari u bashkua me Barcelonën sezonin e kaluar nga Lyon dhe zhvilloi 38 ndeshje dhe realizoi 13 gola, por ndryshimet në skuadër kanë zvogëluar horizontin e tij për një fanellë titullari, aq sa klubi i hoqi dhe numrin 9 për polakun Lewandowski.

Depay është gjithashtu i hapur për këtë transferim, pasi nuk kërkon të qëndrojë në stol, pasi synimi i tij është të luajë rregullisht dhe të jetë në formën optimale dhe gati edhe për Kupën e Botës, Katar 2022./ Super Sport

Të këshilluara

Enigma Ronaldo/ A do mbetet tek Mançester?

E ardhmja e Kristiano Ronaldos vazhdon të jetë në dyshim prej kohësh, me portugezin që ka kërkuar me këmbëngulje largimin nga Mançester Junajtid. Cristiano-R...

12:44

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI