Flash

BE paralajmëron ngrohje globale 3°C, kërkon plane kombëtare për klimën

Bashkimi Europian u ka kërkuar vendeve anëtare të përgatiten për një rritje të temperaturave globale me 2 gradë Celsius deri në vitin 2050 dhe 3 gradë deri në vitin 2100, krahasuar me nivelet paraindustriale. Përmes një kuadri të ri për qëndrueshmërinë klimatike, Komisioni Europian synon që përshtatja ndaj ndryshimeve të klimës të bëhet pjesë e […]

08:12

Krahasimi i taksave në Europën Lindore, Shqipëria po merr kryesimin

Shqipëria do të vijojë të ketë një nga nivelet më të larta të taksimit të fitimit dhe dividendëve në Ballkanin Perëndimor, edhe pas tërheqjes së qeverisë nga propozimi për rritjen e tatimfitimit nga 15% në 17%. Paketa e re fiskale për vitin 2027 parashikon rritjen e tatimit mbi dividendin nga 8% në 15%, vendosjen e […]

07:14

Analiza në VOA/ Çfarë pritet nga takimi Kurti - Vuçiç në Bruksel

Lapsi.al 9 August 2022
Analiza në VOA/ Çfarë pritet nga takimi Kurti -

Ambasadorët e vendeve kryesore perëndimore në Kosovë u takuan të martën me Kryeministrin Albin Kurti për të diskutuar zhvillimet politike dhe gjendjen e sigurisë në vend.

Ndonëse nuk janë dhënë hollësi, zyra e Kryeministrit Kurti e citoi atë të ketë nënvizuar angazhimin e qeverisë së Kosovës, për siç u tha dialog parimor dhe të balancuar, për marrëveshje ligjërisht të detyrueshme për normalizim të plotë të marrëdhënieve me Serbinë, me njohjen e ndërsjellë në qendër.

Kryeministri Kurti pritet që javën e ardhshme të bisedojë në Bruksel me Presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiç, në një takim që Bashkimi Evropian u ngut ta oragnizojë pas tensioneve të 31 korrikut, për shkak të reagimeve serbe ndaj vendimit të qeverisë së Kosovës, për vendosjen e reciprocitetit në përdorimin e dokumenteve personale të lëshuara nga Serbia.

Profesori për paqe dhe studime të konflikteve në Universitetin e Dublin-it në Irlandë, Gëzim Visoka, tha në një bisedë me Zërin e Amerikës se tensionet e fundit në veri tregojnë për kthim prapa në marrëdhëniet ndërmjet dy palëve.

“Ka dallime esenciale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë sa i takon tërë dialogut dhe përfundimit të tij, kjo si parakusht pastaj shpjegon edhe zhvillimet e fundit në veri. Serbia është duke përdorur dialogun për të krijuar ose zgjeruar një autonomi për serbët në Kosovë dhe është duke i ikur temës së njohjes së ndërsjellë apo pranimit të Kosovës. Në anën tjetër Kosova është duke përqendruar tërë energjinë në arritjen e një marrëveshjeje për njohje të ndërsjellë. Këto janë qëndrime kundërshtuese ndaj njëra tjetrës dhe asnjëra palë duket se nuk ka gatishmëri për kompromis”.

Zoti Visoka thotë se tensionet në veri mund të shpjegohen në disa forma.

“E para si paralajmërim se dialogu dhe paqebërja janë thelbësore, prandaj kemi përshkallëzim për të qetësuar situatën, kemi përshkallëzim për të paralajmëruar të gjitha palët se vërtetë duhet të kthehen në tavolinën e bisedimeve. E dyta, këto përshkallëzime mund të lexohen si shenja për një trajektore negative të zhvillimeve në veri ku kemi shkallëzim të situatës si metodë për të imponuar pastaj zgjidhje në terren por edhe në tavolinën e bisedimeve. E treta, këto zhvillime mund të lexohen edhe si tendenca politike për të larguar vëmendjen nga problemet ekonomike në të dy vendet, posaçërisht në Serbi sa i përket refuzimit të tyre për të vënë sanksione ndaj Rusisë”.

Me 1 shtator të këtij viti, pritet të rinisë zbatimi i masës për reciprocitet sa i takon dokumenteve të identifikimit, por edhe i ndërrimit të targave të makinave të lëshuara nga autoritetet serbe.

Zoti Visoka thotë se kjo mund të sjellë përshkallëzim të rrezikshëm të situatës në veri, ndërsa thekson se KFOR-i dhe EULEX-i duhet të përgatiten paraprakisht për të mos lejuar bllokadat e ngjashme si ato të fillimit të këtij muaji.

“Serbia dhe strukturat e saj politike dhe të sigurisë janë të përgatitura mirë dhe duket se janë përgatitur ndër vite për të bllokuar dhe për të rezistuar ndaj zgjerimit të autoritetit të Kosovës në veri. Ky përshkallëzim është i rrezikshëm për shkak se kemi kombinim të disa grupeve, edhe kriminale, që kanë interesa ekonomike, të sigurisë dhe inteligjencës, dhe ato të përfaqësuesve politik të imponuar nga Beogradi. Por tani kemi edhe elementin rus, të cilët janë të interesuar të ndryshojnë situatën në veri”, thotë ai.

“Kjo mund të ndodhë për aq kohë sa udhëheqësit e Kosovës dhe të Serbisë janë të angazhuar për të shkaktuar telashe e për të rritur tensionet. Me një politikë të tillë të krijimit të trazirave, të psikozës së luftës, psikozës së frikës, pushtetarët e kontrollojnë situatën më mirë, jetojnë e veprojnë më lehtë brenda situatave të tilla, sepse e largojnë vëmendjen nga çështje thelbësore për qytetarët”, i tha Zërit të Amerikës njohësi i çështjeve politike në Kosovë, Rrahman Paçarizi.

Ai tha se me këto tensione udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë po i përgatisin qytetarët për vendimet e vështira që i presin në të ardhmen.

“Për shembull, Serbisë i intereson që të shkaktojë tensione, frikë, të krijoj psikozën te qytetarët e vet se ne jemi të rrezikuar të na sulmojë NATO-ja e të tjera, në mënyrë që sa më lehtë t’i pranojnë kushtet e një marrëveshje përfundimtare. Në anën tjetër, në interesin e qeverisë së Kosovës është që të krijojë ndjenjën e frikës, psikozës së përgjithshme në mënyrë që vendimi, ta zëmë për Asociacionin apo për kishat, të pranohet më lehtë nga qytetarët si një variant më i mirë nga dy apo tri variante të këqija”, tha zoti Pacarizi.

Analistët thonë se takimi i nivelit më të lartë politik, që pritet të mbahet më 18 gusht, mund të shërbejë për të siguruar uljen e tensioneve, ndoënse qëndrimet tërësisht të kudnërta të palëve nuk japin shumë shpresë për ndonjë përparim.

“Nëse nuk ka përparim në këto tema, ose në përgjithësi në dialog, mendoj se ky takim duhet të shërbejë për të mos u përshkallëzuar më tej situata. Të paktën çfarë mund të ndodhë është të dalin me deklaratë të përbashkët për mos agresivitet, të dalin me qëndrimet se asnjëra palë nuk do të marrë masa që cenojnë sigurinë në veri dhe të paktën Bashkimi Evropian duhet të jetë i qartë që nëse palët shkelin këto parime – do të ketë sanksione”, thotë zoti Visoka.

Janë mbushur 11 vjet që kur palët janë përfshirë në një proces bisedimesh për normalizimin e marrëdhënieve por përpairmet janë të pakta. Serbia e mbështetur nga Moska kundërshton pavarësinë e Kosovës të cilën e njohin vendet kryesore perëndimore./VOA

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI