Flash

"Do ketë luftë"/ Deklaratat e Kurtit i hedhin benzinë zjarrit në Prishtinë dhe Beograd

Lapsi.al 9 August 2022
"Do ketë luftë"/ Deklaratat e Kurtit i hedhin benzinë

Deklaratat e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti për një konfikt të mundshëm ushtarak me shkaktar Serbinë të nxitur nga Rusia, kanë shkaktuar një betejë të vërtetë politike në Prishtinë. “Rrezikojmë luftë. Pas Serbisë është Putini. Nuk do të thosha se rreziku është shumë i madh, sepse ne kemi edhe një kontingjent të NATO-s këtu, por sigurisht që është i lartë. Ne jemi një demokraci që kemi një autokraci në kufij”, tha Kurti të hënën në intervistën për gazetën italiane "La Repubblica". Kryeministri i Kosovës e shpjegoi kështu idenë e tij për të përditshmen e së majtës: “Rrezikojmë luftë. Pas Serbisë është Putini. Nuk do të thosha se rreziku është shumë i madh, sepse ne kemi edhe një kontingjent të NATO-s këtu, por sigurisht që është i lartë. Ne jemi një demokraci që kemi një autokraci në kufij”, tha Kurti të hënën në intervistën për gazetën italiane ‘La Repubblica’. 

Kaq është dashur që të shpërthejë debati për vërtetësinë e këtij paralajmërimi si dhe për faktin nëse shefi i qeverisë së një vendi duhet ta hedhë këtë hap që prish imazhin, frikson investitorët dhe shton destabilitetin.

Nisur nga fakti se Serbia është më afër se kurrë ushtarakisht me Rusinës, se ajo zhvillon stërvitje të përbashkëta, siç janë “Mburoja Sllave”, “Vëllazëria Sllave” apo fluturimet e avionëve luftarakë serbë Mig29 vitin e kaluar në afërsi të Jarinjës pas bllokadës së rrugëve atje, këshilltari i Albin Kurtit Arbër Zaimi ka shpjeguar: "Albin Kurti i tregon aleatëve dhe opinionit publik ndërkombëtar se Serbia ka ndërtuar 48 baza ushtarake rreth Kosovës, se Serbia po investon në armatim intensiv rus, kinez etj. dhe se Serbia po provokon dhunë përmes strukturave të saj kriminale në Kosovë.

Kjo shpërfaqje objektive e realitetit është në fakt një mënyrë për t’u përgatitur, për të refuzuar kërcënimet, por edhe për ta rritur presionin mbi Serbinë që ajo të heqë dorë nga pjesëmarrja në planin rus për destabilizim në Evropë".

Por kritikët dhe opozitarët e Kurtit e kanë fshikulluar furishëm këtë ide disfatiste. Me ironi Nacionale.com ka përmmendur të gjithë parashikimet e e gabuara të Kurtit që në kohën e opozitës kur ai fliste për luftë në vitet e ardhshme. Ndërsa shefi i opozitës, kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku e ka konsideruar kryeministrin një axhami që bëhet lajm i mediave ndërkombëtare kur flet për luftë.

“Kurti flet për luftë. Ky është lajmi i mediave ndërkombëtare për Kosovën sot. Jo për investime, jo për integrime, por për luftë në Kosovë. Kaq për mesazhin tonë nëpër botë. Dhe kështu, me mjeshtërinë e sherrit të një axhamie, ai arriti t’i bëjë konkurrencë të fortë lajmeve të mira që vera kulturore e Prishtinës dhe Kosovës ka prodhuar në po të njëjtat media tash e sa kohë.”, ka thënë ai.

Ndërsa nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, i ka kërkuar Kurtit të mos ndjellë frikë e panik.

“Nuk ka me pasë luftë në Kosovë. Mos ndjellni frikë e panikë. NATO është garantues i sovranitetit të Kosovës. Serbia e di shumë mirë çka sjell një konflikt i hapur me NATO. E ka provu. Ka pasë luftë në Kosovë para 23 vitesh. Disa prej nesh kemi qenë të rritur dhe kemi pasë mundësinë me luftu atëherë. Nderkohë, Serbisë sot më së shumti i konvenon status quo, dhe mundësisht me folë për stikersa e barikada. Lufta konvencionale ka përfunduar. Tash betejat janë të një natyre tjetër”, ka shkruar ajo në Facebook.

Ndonëse sot në Kosovë gjenden 3600 trupa nga 28 vende si pjesë e misionit paqeruajtës të KFOR-it, kritikat për mundësinë e luftës Albin Kurtit nuk i kanë ardhur vetëm nga politika vendase por edhe nga Beogradi.

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, me deklaratat e tij kërkon do luftë e jo dialog.

“Nuk ka dyshim se Albin Kurti me deklaratën e tij të fundit tregon haptazi se do luftë, jo dialog dhe marrëveshje! Nëse Kurti konfirmon publikisht se Asociacioni i Komunave Serbe nuk do të formohet kurrë dhe se serbët duhet të pranojnë vendime të njëanshme dhe të dhunshme për targat dhe kartat e identitetit, është e qartë për të gjithë se Kurti po fton për konflikte në Kosovë dhe Metohi”, ka thënë Petkoviq në regimin për media më 8 gusht. Ai ka shtuar se përpjekjet e Prishtinës për të imponuar agjendën e bisedimeve në Bruksel me “ëndrra boshe për ‘njohje reciproke’’”, nuk janë gjë tjetër veçse një taktikë për ta bërë dialogun të pakuptimtë dhe për ta mbajtur të hapur konfiktin.

©Lapsi.al

 

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI