Flash

Me vendim qeverie/ Flamuri i BE përkrah atij shqiptar në të gjitha institucionet publike

Lapsi.al 9 August 2022
Me vendim qeverie/ Flamuri i BE përkrah atij shqiptar në të

Flamuri i Bashkimit Europian do të ngrihet përkrah flamurit kombëtar në të gjitha institucionet institucionet publike, në mjediset e tyre të brendshme dhe të jashtme.

Vendimi i marrë nga Këshilli i Ministrave është publikuar në Fletoren Zyrtare të hënën, 8 gusht.

Me propozim të ministres së Jashtme Xhaçka, Qeveria ka bërë disa shtesa në ligjin nr. 8926, datë 22.7.2002, "për formën dhe përmasat e flamurit kombëtar, përmbajtjen e himnit kombëtar, formën dhe përmasat e stemës së republikës të shqipërisë dhe mënyrën e përdorimit të tyre".

Ndryshimet janë bërë në nenin 4, pika 2, ku shtohet fjalia, me këtë përmbajtje:

“Përjashtim nga ndalimi i ngritjes dhe vendosjes së flamujve të huaj, sipas kësaj pike, përbën flamuri i Bashkimit Evropian, i cili vendoset përkrah flamurit kombëtar në të gjitha institucionet publike, në mjediset e tyre të brendshme dhe të jashtme.”

Sipas ligjit të vjetër, " të gjitha institucionet publike detyrohen te vendosin flamurin kombëtar ne mjediset e tyre te brendshme dhe te jashtme. Ne këto institucione ndalohet ngritja ose vendosja e flamurëve te huaj, me përjashtim te rasteve te pritjeve ose te ceremonive protokollare dhe te solemniteteve te tjera, te parashikuara ne ligj, por gjithmonë te shoqëruara nga flamuri kombëtar. Ne këtë rast flamuri kombëtar nuk mund te jete ne përmasa me te vogla se flamurët e tjerë".

Vendimi i publikuar në Fletoren Zyrtare

PËR DISA SHTESA NË LIGJIN NR. 8926, DATË 22.7.2002, “PËR FORMËN DHE

PËRMASAT E FLAMURIT KOMBËTAR, PËRMBAJTJEN E HIMNIT KOMBËTAR,

FORMËN DHE PËRMASAT E STEMËS SË REPUBLIKËS TË SHQIPËRISË DHE

MËNYRËN E PËRDORIMIT TË TYRE”

Në mbështetje të nenit 101 të Kushtetutës, me propozimin e ministrit për Evropën dhe Punët

e Jashtme, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

Neni 1

Në nenin 4, të ligjit nr. 8926, datë 22.7.2002, “Për formën dhe përmasat e flamurit kombëtar,

përmbajtjen e himnit kombëtar, formën dhe përmasat e stemës së Republikës të Shqipërisë dhe

mënyrën e përdorimit të tyre”, bëhen këto shtesa:

a) Në fund të pikës 2 shtohet fjalia, me këtë përmbajtje:

“Përjashtim nga ndalimi i ngritjes dhe vendosjes së flamujve të huaj, sipas kësaj pike, përbën

flamuri i Bashkimit Evropian, i cili vendoset përkrah flamurit kombëtar në të gjitha institucionet

publike, në mjediset e tyre të brendshme dhe të jashtme.”.

b) Në pikën 5, pas fjalëve “... si dhe raporti i përmasave të tij për këto mjedise, ...”, shtohen

“... si dhe mënyra e përdorimit dhe përmasat e flamurit të Bashkimit Evropian ...”.

Neni 2

Ky akt normativ hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.

KRYEMINISTËR

Edi Rama

Të këshilluara

Një person vritet me thikë në Maliq

Një person është vrarë me thikë mbrëmjen e sotme në Maliq. Mediat raportojnë se ai është rreth 60 vjeç. Ai u dërgua me urgjencë në spital, por për shkak t...

22:07

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI