Flash

Krahasimi i taksave në Europën Lindore, Shqipëria po merr kryesimin

Shqipëria do të vijojë të ketë një nga nivelet më të larta të taksimit të fitimit dhe dividendëve në Ballkanin Perëndimor, edhe pas tërheqjes së qeverisë nga propozimi për rritjen e tatimfitimit nga 15% në 17%. Paketa e re fiskale për vitin 2027 parashikon rritjen e tatimit mbi dividendin nga 8% në 15%, vendosjen e […]

07:14

Berisha me ish-të përndjekurit: Pse Enver Hoxha i ngjan Hitlerit

Lapsi.al 10 August 2022
Berisha me ish-të përndjekurit: Pse Enver Hoxha i ngjan Hitlerit

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha takoi këtë të mërkurë një grup përfaqësuesish të ish-të përndjekurve me rastin e 34-vjetorit të vrasjes së poetit Havzi Nela.

“Havzi Nela është dëshmi e fundit mbasi ai u var si sot 34 vite më parë në sheshin qendror të qytetit të Kukësit, dëshmi kryesore se Enver Hoxha ishte një Hitler i vërtetë të pasluftës së dytë botërore. Kam qenë në hapat e mi të parë në politikë kur i ftuar merrja pjesë në një kongres të Partive Demokratike të Europës, gjithsej 4 muaj pas themelimit të opozitës këtu.

Në atë kongres më dhanë fjalën dhe mbajtja një fjalë. Në deklaratën e atij kongresi ku ishte Theçeri, Zhak Shirak dhe personalitet më të spikatura të kohës, e cilësojnë Enver Hoxhën si Hitlerin shqiptar të pas Luftës së Dytë Botërore” – tha Berisha.

“Jam përpjekur të kuptoj thellë shkaqet që i shtynë dhe gjykoj se dy kanë qenë shkaqet kryesore se pse Enver Hoxha ngjet me Adolf Hitlerin. Njëra prej këtyre ishte qëndrimi ndaj fjalës së lirë dhe opozitës. Një filozof i madh dhe një nga njerëzit më të zgjuar të tokës gjermane, Karl Jasper e studioi shumë nazizmin dhe e ndihmoi shumë kombin e tij që të ndërgjegjësohet për përgjegjësinë që pati në një farë menyrë dhe mbështetjen e regjimit.

Jasper shkruan në librin e tij ‘Faji gjerman’ se në kohë lufte të bëje opozitë do të thotë të hapje varrin me duart e tua.

Kjo për Enver Hoxhën ishte e vërtetë jo vetëm për të gjallët e tij, por ngeli e vërtetë edhe pas vdekjes së tij dhe shembulli më dramatik i kësaj të vërtete është Havzi Nela, i cili u var jo në kohë lufte. Pas frymës së Helsinkit që Nela do ti kushtonte një nga poezitë më të bukura, do të varej, kur disa muaj më vonë diktaturat do të binin njëra pas tjetrës.

Enver Hoxha në këtë raport ishte një Hitler i vërtetë sepse si asnjë tjetër tregoi zero tolerancë ndaj mendimit dhe fjalës ndryshe. Sot shumë prej jush që i përkisni familjeve të nderuara e dini se dekapitimi i elitës kombëtare ishte akti i parë anti shqiptar” – tha Berisha. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Aksident në Pogradec, plagosen babë e bir

Një aksident ka ndodhur në afërsi të fshatit Zërvaskë në Pogradec. Nësohet se një makinë është përplasur me një motor dhe për pasojë janë plagosur dy persona, b...

19:54

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Media austriake Die Presse: Korrupsioni dhe varfëria ushqejnë revoltën kundër Ramës

Në Shqipëri, protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit jetëgjatë Edi Rama. Ndërkohë, ai po ashpërson dënimet për pjesëmarrësit në protesta. BE-ja po perceptohet gjithnjë e më shumë në Tiranë si një fuqi që qëndron në anën e gabuar. Një vizitë në një vend ku shumë njerëz kanë frikë nga “shitja e vendit”.

14:20

Me sytë katër

PAPARAZZI