Flash

Berisha sulmon ashpër Ramën: Mbron firmën e babait xhelat për Havzi Nelën

Lapsi.al 10 August 2022
Berisha sulmon ashpër Ramën: Mbron firmën e babait xhelat

Kryetari i Partisë Demokratike Sali berisha ka sulmuar ashpër kryeministrin Edi Rama. Në një aktivitet në 34-vjetorin e varjes së poetit Havzi Nela, Berisha tha se Rama nuk dënon firmën që babai i tij ka hedhur për të kundërshtiar faljen e tij.

“Rama nuk dënon të atin për këtë firmë prej xhelati. Sado që duket një fjalë shumë e ashpër, xhelat, e vërteta ajo ka qenë. Ju keni qenë viktima, ata të cilët u kanë ekzekutuar, burgosur, kanë pasur rol xhelati. Cilido që mendon ndryshe, nuk mendon realisht.

Ai që firmosi për të vrarë poetin, ai është xhelati i tij, sepse kishte në dorë ta falte. Ai me Ramiz Alinë, kishin në dorë që atë dënim me vdekje, ta kthenim me 25 vite. Kristaq Rama, ishte në presidiumin popullor, dhe normalisht për kohën një intelektual. Them këtu që i vetmi që nuk mund të mos firmoste, po të kishte minimumin e integritetit njerëzor dhe intelektual, ishte ai” – tha Berisha.

“Dhe tha edhe se ajo firmë sikur nuk më duket se është e Kristaq Ramës. Ajo firmë është e tij, por ai mbron xhelatin, të atin dhe në këtë rast ndan absolutisht të njëjtin mendim që kishte ai për kundërshtarin, ndryshe ai duhet ta dënonte me forcë, haptas dhe vetëm fisnikërohej. Këtë nuk e bëri dhe nuk e bën.

Më vonë do të deklaronte se, babai im ka qenë komunist dhe ata kanë qëndruar në anën e drejtë të historisë. Tani, cila ishte ana e drejtë e historisë, përpjekja për të shndërruar Shqipërinë në republikë të 7-të të ish-Jugosllavisë. Përpjekja për të shndërruar luftën çlirimtare në një luftë civile. Vendosja e një diktature më të egër që ka njohur Europa dhe shqiptarët. Nuk kishte anë më të mbrapshtë të historisë se sa kjo” – tha Berisha. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Aksident në Pogradec, plagosen babë e bir

Një aksident ka ndodhur në afërsi të fshatit Zërvaskë në Pogradec. Nësohet se një makinë është përplasur me një motor dhe për pasojë janë plagosur dy persona, b...

19:54

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Media austriake Die Presse: Korrupsioni dhe varfëria ushqejnë revoltën kundër Ramës

Në Shqipëri, protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit jetëgjatë Edi Rama. Ndërkohë, ai po ashpërson dënimet për pjesëmarrësit në protesta. BE-ja po perceptohet gjithnjë e më shumë në Tiranë si një fuqi që qëndron në anën e gabuar. Një vizitë në një vend ku shumë njerëz kanë frikë nga “shitja e vendit”.

14:20

Me sytë katër

PAPARAZZI