Flash

BE paralajmëron ngrohje globale 3°C, kërkon plane kombëtare për klimën

Bashkimi Europian u ka kërkuar vendeve anëtare të përgatiten për një rritje të temperaturave globale me 2 gradë Celsius deri në vitin 2050 dhe 3 gradë deri në vitin 2100, krahasuar me nivelet paraindustriale. Përmes një kuadri të ri për qëndrueshmërinë klimatike, Komisioni Europian synon që përshtatja ndaj ndryshimeve të klimës të bëhet pjesë e […]

08:12

Krahasimi i taksave në Europën Lindore, Shqipëria po merr kryesimin

Shqipëria do të vijojë të ketë një nga nivelet më të larta të taksimit të fitimit dhe dividendëve në Ballkanin Perëndimor, edhe pas tërheqjes së qeverisë nga propozimi për rritjen e tatimfitimit nga 15% në 17%. Paketa e re fiskale për vitin 2027 parashikon rritjen e tatimit mbi dividendin nga 8% në 15%, vendosjen e […]

07:14

Hetime për videot në Tik Tok, Policia shqiptare merr identitetet e trafikantëve

Lapsi.al 10 August 2022
Hetime për videot në Tik Tok, Policia shqiptare merr identitetet e

Kalimi ilegal i shumë shqiptarwve nga Shqipëria drejt Anglisë ka vënë në lëvizje dhe policinë shqiptare e cila ka nisur një hetim të përgjithshëm.

Policia Kriminale dhe zyra e antitrafiqeve e kanë bazuar hetimin kryesisht te materialet që u jepen nga partnerët britanikë në lidhje me identitetet e personave që ata kanë zbuluar si pjesë e rrjetit që kryen kontrabandimin kundrejt pagesës që varion nga 3 deri në 20 mijë paund.

Por pavarësisht se prej muajsh në rrjetin social Tik Tok qarkullojnë video shqiptarësh me zë e figurë që reklamojnë këtë biznes të paligjshëm duke publikuar të dhëna konkrete në lidhje me pagesat, vendqëndrimet e detaje të tjera policia shqiptare nuk ka celur një hetim për to. Pavarësisht se rrjeti i kontrabanduesve shqiptarë dalin hapur policia shqiptare i ka varur hetimet vetëm te të dhënat e siguruara nga Britania.

Top Channel mëson se njësia C që merret me krimet kompjuterike nuk ka asnjë hetim në lidhje me këto video që reklamojnë hapur kontrabandimin e qytetarëve shqiptarë. Nga ky sektor nuk janë verifikuar këto adresa për të parë kush i posedon apo për të identifikuar personat që shfaqen në video.

Në tik tok gjenden mbi 20 adresa qe në mënyrë periodike postojnë video me shqiptarë duke lundruar drejt Anglisë me gomone siç janë Calais Dover, Baca, Shqiptari official, Rrugë për Angli, Gomone 4000 etj, të cilët vijojnë aktivitetin të pa shqetësuar nga policia shqiptare. I kontaktuar nga Top Channel rrjeti social Tik Tok tha se e ndalon publikimin e të tilla postimeve me sfond të pastër kriminal.

Transporti i shqiptarëve nis nga Shqipëria me destinacion Brukselin në Belgjikë, për të shkuar më pas në Francë, nga ku kalojnë me gomone kanalin anglez për të, mbërritur në destinacionin final që është Anglia./ TCH

Të këshilluara

Kepi i Rodonit nën flakë prej tre javësh

Prej 3 javësh flakët vijojnë të jenë aktive në Kep të Rodonit, në Shetaj të Durrësit. Edhe ditën e sotme ka vijuar operacioni për shuarjen e flakëve në një terr...

16:28

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Media austriake Die Presse: Korrupsioni dhe varfëria ushqejnë revoltën kundër Ramës

Në Shqipëri, protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit jetëgjatë Edi Rama. Ndërkohë, ai po ashpërson dënimet për pjesëmarrësit në protesta. BE-ja po perceptohet gjithnjë e më shumë në Tiranë si një fuqi që qëndron në anën e gabuar. Një vizitë në një vend ku shumë njerëz kanë frikë nga “shitja e vendit”.

14:20

Me sytë katër

PAPARAZZI