Flash

I vendosën thikën në fyt, dy adoleshentë grabisin një person në Tiranë

Lapsi.al 10 August 2022
I vendosën thikën në fyt, dy adoleshentë grabisin një

Një 20-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës ndërsa një 17-vjeçar është shpallur në kërkim.

Dyshohet se dy adoleshentët nën kërcënimin e thikës i kanë vjedhur çantën dhe sendet personale shtetasit M.K.

"Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 arrestuan në flagrancë shtetasin B. Sh., 20 vjeç, dhe po punojnë për kapjen e shtetasit N. E., 17 vjeç, të dy banues në Tiranë. Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, nën kërcënimin e një thike, në Kombinat, i kanë vjedhur çantën dhe sendet personale, shtetasit M. K.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale", njofton policia.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI