Flash

Katër vatra zjarri aktive në vend/ Vijojnë flakët në Shetaj, Mal Bardhë, Sojnik dhe Prongji

Lapsi.al 10 August 2022
Katër vatra zjarri aktive në vend/ Vijojnë flakët në

Situata e zjarrit në vendin tonë vijon të jetë problematike. Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile ne AKMC, gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 28 vatra zjarri. Në operacion për shuarjen e vatrave gjatë 24 orëve të fundit janë angazhuar 709 forca Operacionale, të Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi, Forca të Armatosura, forca bashkiake, forca policore, punonjës të Administratës së Zonave të Mbrojtura, shërbimi pyjor, forca vullnetare dhe janë angazhuar 36 mjete zjarrfikëse.

Aktualisht janë aktive vatrat në:

  1. Në fshatin Shetaj, bashkia Durrës, në orët e para të mëngjesit, janë angazhuar forcat shërbimit zjarrfikës, të mbështetur nga Forcat e Armatosura për vënien nën kontroll të zjarrit.
  2. Në fshatin Mal Bardhë, bashkia Kurbin, për të cilin ditën e djeshme janë angazhuar forcat e pushtetit vendor, të mbështetur nga 50 Forca të Armatosura. Sot po bëhet monitorimi dhe kontrolli i vatrave nga pushteti vendor.
  3. Në fshatin Sojnik, bashkia Gramsh, për të cilin ditën e djeshme janë angazhuar forcat e pushtetit vendor të bashkisë Gramsh, të mbështetur nga shërbimi zjarrfikës i bashkisë Cërrik dhe Belsh. Sot ka vijuar operacioni nga forcat e pushtetit vendor.
  4. Në fshatin Prongji, bashkia Gjirokastrër, është riaktivizuar vatra e zjarrit e cila u fik ditën e djeshme, ku janë angazhuar forcat e Pushtetit vendor, të mbështetur nga Forcat e Armatosura. Sot janë angazhuar pushteti vendor.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI