Flash

Kontrolli i FBI në shtëpinë e Trump/ Ish-presidenti: Sulm i koordinuar

Lapsi.al 10 August 2022
Kontrolli i FBI në shtëpinë e Trump/ Ish-presidenti: Sulm i

Ish-presidenti Donald Trump nuk ka të ndalur me akuzat, pasi FBI kontrolloi një ditë më parë banesën e tij në Mar-a-Lago. “Ky është një sulm i koordinuar i të majtës radikale të demokratëve dhe autoriteteve gjyqësore”, u shpreh Trump. Sipas ish-presidentit, ajo që ka ndodhur është e tmerrshme dhe e ngjashme me vendet e botës së tretë, në një republikë bananesh. “Kjo është më keq se vijimi i hetimeve për Rusinë, impeachment apo raporti Muller”, shton Trump.

Trump shkon dhe më tej duke thënë se presidenti Joe Biden ishte në dijeni të gjithçkaje. Menjëherë vjen dhe reagimi i Shtëpisë së Bardhë për deklaratat e ish-presidentit. Zëdhënësja Karine Jean-Pierre u shpreh në një konferencë të shkurtër për shtyp se presidenti Biden nuk ka qenë i informuar për operacionin e FBI në rezidencën e Donald Trump në Florida. Sipas saj, Departamenti i Drejtësisë i ndjek hetimet e tij në mënyrë autonome.

Por bastisja e banesës së Trump ka sjell reagime të shumta dhe në radhët e republikanëve dhe qytetarëve që i mbështesin ata. Ministri i Drejtësisë, Merrick Garland dhe kreu i FBI, , Christopher Wray janë venë në qendër të kritikave për atë që ka ndodhur. Kreu i republikanëve në Senat, Mitch McConnell kërkon një shpjegim të qartë dhe të shpejtë prej tyre se kush ishin motivet e këtij veprimi të paprecedentë ndaj një ish-presidenti, i cili ka shprehur hapur qëllimin e tij për të rikandiduar.

Të këshilluara

Erdogan viziton Ballkanin muajin e ardhshëm

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, do t’i vizitojë vendet e Ballkanit gjatë muajit të ardhshëm, ka njoftuar të hënën Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Ca...

19:51

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI