Flash

Krahasimi i taksave në Europën Lindore, Shqipëria po merr kryesimin

Shqipëria do të vijojë të ketë një nga nivelet më të larta të taksimit të fitimit dhe dividendëve në Ballkanin Perëndimor, edhe pas tërheqjes së qeverisë nga propozimi për rritjen e tatimfitimit nga 15% në 17%. Paketa e re fiskale për vitin 2027 parashikon rritjen e tatimit mbi dividendin nga 8% në 15%, vendosjen e […]

07:14

Meta mbledh strukturat e partisë në Tiranë: Tirania e këtij regjimi do të jetë nën këmbët e popullit

Lapsi.al 10 August 2022
Meta mbledh strukturat e partisë në Tiranë: Tirania e këtij

Partia e Lirisë ka mbledhur pasditen e sotme në një takim, strukturat dhe përfaqësuesit e saj për Tiranën. Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në fillim të fjalës së tij ka ngritur shqetësimin e ndërtimeve në Tiranë si dhe shpërdorimin e trashëgimisë kulturore të kryeqytetit.

Meta kujton kohën kur ishte kryeministër dhe punën që ai ka bërë për të mbrojtur kryeqytetin.

“Kjo tirani do jetë nën këmbët tuaja dhe popullit të lirë të Tiranës. Tirana do jetë e para kundër tiranisë. Shqipëria ka pasur pushtues edhe të përgjegjshëm. Sigurisht që Tirana ka përjetuar si askush tjetër, pabesinë e këtij sekti makut por edhe antikombëtar që e nisi duke u përpjekur të vjedhë meritat e ish-kryeministrit Ilir Meta për t’i rikthyer Tiranës parqet e gjelbra, për të mbrojtur atë trashëgimi kulturore që kishte Tirana nga e kaluara përfshirë dhe Teatrin Kombëtar.

Për ta kthyer në Tiranën e betonit, ku nuk dallohet kulla e Sahatit për shkak se kulla të tjera qiellgërvishtëse kanë mbushur Tiranën. Tirana ka hak për të marrë, do e marrë shumë shpejt për ta kthyer pabesinë me drejtësi për t’i dhënë fund këtij degradimi. Dua t’u kthej disa vite pas kur isha kryeministër, ku mora disa vendime për t’i rikthyer Tiranës Parkun Rinia, kur ky vinte nga pas më vinte si xhol. Pastaj, krijoi legjendën sikur kishte prishur Parkun Rinia.

Pastaj tek rruga e Elbasanit, ku ka qenë një park lodrash. Më qepet si xhol nga prapa, vjen ky merrte kalamajt e mi dhe dilte në fotografi. Shkoni pak tek rruga e Elbasanit, tani që i ka të gjitha në dorë ky. Çfarë ka bërë ky atje, një mal betoni. Gjysma e Tiranës nuk e shohin dot më Malin e Dajtit” – tha Meta.

Të këshilluara

Kepi i Rodonit nën flakë prej tre javësh

Prej 3 javësh flakët vijojnë të jenë aktive në Kep të Rodonit, në Shetaj të Durrësit. Edhe ditën e sotme ka vijuar operacioni për shuarjen e flakëve në një terr...

16:28

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Media austriake Die Presse: Korrupsioni dhe varfëria ushqejnë revoltën kundër Ramës

Në Shqipëri, protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit jetëgjatë Edi Rama. Ndërkohë, ai po ashpërson dënimet për pjesëmarrësit në protesta. BE-ja po perceptohet gjithnjë e më shumë në Tiranë si një fuqi që qëndron në anën e gabuar. Një vizitë në një vend ku shumë njerëz kanë frikë nga “shitja e vendit”.

14:20

Me sytë katër

PAPARAZZI