Flash

BE: Hyn në fuqi plani i emergjencës për gazin

Lapsi.al 11 August 2022
BE: Hyn në fuqi plani i emergjencës për gazin

Pasi plani i emergjencës së gazit u publikua të hënën e kësaj jave në Fletoren Zyrtare të BE-së ai hyri në fuqi një ditë më pas. Rregullorja parashikon që të gjitha vendet e BE-së do të ulin vullnetarisht konsumin e gazit me 15 përqind nga fillimi i gushtit deri në mars të vitit të ardhshëm, krahasuar me konsumin mesatar të pesë viteve të fundit.

Se si 27 vendet anëtare të BE-së do të ulin këto shpenzime, varet nga vetë vendet, sepse zbatimi është kompetencë e tyre. Plani i emergjencës fillimisht vlen për një vit. Si pasojë e luftës në Ukrainë, Rusia ka reduktuar në mënyrë drastike furnizimet me gaz në BE.

Rregullorja e BE-së parashikon përjashtime të shumta për vendet si Spanja apo Italia, si dhe "sektorë kritikë të ekonomisë" si industria ushqimore. Sipas shifrave të Komisionit të BE-së, në këtë periudhë duhet të kursehen gjithsej 45 miliardë metra kub gaz. Gjermania duhet të kursejë më së shumti, me rreth 10 miliardë metra kub për të arritur objektivin prej 15 përqind, raporton DW.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI