Flash

Studimi/ Rezulton e efektshme vaksina e parë kundër kancerit

Lapsi.al 11 August 2022
Studimi/ Rezulton e efektshme vaksina e parë kundër kancerit

Shkencëtarët janë duke testuar një vaksinë kundër kancerit, e cila përdor një virus të tillë si një “kalë troje” për të udhëzuar sistemin imunitar të njohë qelizat kancerogjene. Më pas ai aktivizon përgjigjen imune kundër tumorit dhe mund të përmirësojë efektivitetin e barnave të imunoterapisë.

Është ky zbulimi i studiuesve të Armenise-Harvard në Institutin Italian të Mjekësisë Gjenomike. Mediat italiane shkruajnë se zbulimi është shpjeguar në një studim të botuar në revistën “Science Translational Medicine” dhe është kryer në bashkëpunim me bioteknologjinë zvicerano-italiane “Nouscom”.

Vaksina thuhet se është e efektshme. Ajo është testuar në 12 pacientë me një nëntip të kancerit metastatik të zorrës së trashë.

“Duke marrë parasysh që teknika për prodhimin e këtyre vaksinave është testuar me vendosmëri dhe se të dhënat e marra në provën e parë klinike janë shumë premtuese, ekziston një mundësi reale për krijimin e vaksinave të reja efektive kundër shumë llojeve të tjera të kancerit”, - tha Luigia Pace, drejtore e Laboratorit të Imunorregullimit Armenise-Harvard. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI