Flash

VIDEO/ Një person sulmon zyrat e FBI në SHBA

Lapsi.al 11 August 2022
VIDEO/ Një person sulmon zyrat e FBI në SHBA

Një person i armatosur i veshur me jelek të blinduar u përpoq të hynte në një zonë kontrolli sigurie në një zyrë në terren të FBI-së në Ohio të SHBA. Mediat amerikane shkruajnë se më pas u largua, por u plagos në një shkëmbim zjarri në përplasje me forcat e rendit.

Konfrontimi në zyrën e FBI-së në Cincinnati vjen teksa zyrtarët paralajmërojnë për një rritje të kërcënimeve kundër agjentëve federalë në ditët pas një kontrolli në pronën e ish-presidentit Donald Trump në Florida.

Zyrtarët federalë thanë se personi ishte “përpjekur të shkelte” zonën e kontrollit të vizitorëve në zyrën e FBI-së dhe u largua kur u përball me agjentët. Ai u ndoq nga forcat e rendit teksa po largohej me makinë.

Më pas i dyshuari ka braktisur makinën dhe është fshehur duke u larguar në këmbë. Zyrtarët kanë ngritur një rreze prej një miljeje dhe u kanë kërkuar banorëve dhe pronarëve të bizneseve të mbyllin dyert dhe të qëndrojnë brenda.

Një ekip i FBI ka mbërritur në vendngjarje për të hetuar. Ditët e fundit ka pasur një sërë kërcënimesh ndaj FBI pas kontrolleve të kryera në shtëpinë e Trump. Ka qenë një faqe në internet e njohur për lidhje me supremacistët e bardhë dhe antisemitët që ka paralajmëruar se po përgatiten për një revolucion të armatosur. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI