Flash

Vuçiç: Prishtina dëshiron të sulmojë veriun e Kosovës, po përgatisin likuidimin e serbëve

Lapsi.al 11 August 2022
Vuçiç: Prishtina dëshiron të sulmojë veriun e

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar se Prishtina është ajo që dëshiron të sulmojë veriun e vendit si dhe ta bëjë likuidimin e serbëve

"Kosova po e përdorë situatën në Ukrainë për të bërë fushatë kundër Serbisë" thotë Vuçiç dhe se “është gënjeshtër se Serbia dëshiron të sulmojë këdo”

“Kosova po përgatit likuidimin e njerëzve tanë nën petkun e luftimit të krimit, prandaj i paralajmëroj që të mos e bëjnë", raporton Tanjug.

Duke komentuar deklaratën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit se Beogradi po ndjek një politikë agresive me akuza se Beogradi mund të shkaktojë konflikt, Vuçiç thotë se “kjo është disi qesharake, sepse kemi 170 ditë që dëgjojmë gënjeshtra të ngjashme”.

Ai ka theksuar se e “mijëra e mijëra” gënjeshtra janë publikuar në mediet botërore rreth asaj se si Serbia e sulmon dikë, diku.

Ky reagim i kreut të shtetit serb erdhi pas deklaratës së kryeministrit kosovar, Albin Kurti bërë në një intervistë për gazetën italiane “La Republicca” se ekziston një rrezik i lartë për një konflikt të ri midis Kosovës dhe Serbisë.

Presidenti serb tha gjithashtu se do të ishte i lumtur nëse do të arrihej një marrëveshje në Bruksel megjithëse ishte skeptik.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI