Flash

10 të vrarë në Malin e Zi, reagon Gjukanoviç: Jam thellësisht i tronditur

Lapsi.al 12 August 2022
10 të vrarë në Malin e Zi, reagon Gjukanoviç: Jam

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç ka reaguar për ngjarjen e rëndë në qytetin e Cetinjes ku mbetën të vrarë 10 persona, mes tyre edhe fëmijë. Në një postim në rrjete sociale, Gjukanoviç shprehu ngushëllimet e tij për familjet e viktimave dhe për të gjithë ata që humbën të dashurit e tyre.

“Jam thellësisht i tronditur nga lajmi për tragjedinë e tmerrshme në Cetinje. Shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta për familjet e viktimave, për të gjithë ata që kanë humbur të dashurit e tyre. Ne si shoqëri duhet të solidarizohemi me ta në këto të vështira. momente”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Twitter.

Ngjarja ndodhi pasditen e sotme në Cetinje, ku një 34-vjeçar qëlloi me armë zjarri në drejtim të qytetarëve duke lënë të vdekur 10 persona dhe duke plagosur 6 të tjerë.

Sipas mediave të huaja, dyshohet se 34-vjeçari kishte një konflikt në familje ku më pas doli nga shtëpia dhe nisi të qëllonte me armë.

Të këshilluara

Mali i Zi dëbon një tjetër diplomat rus

Ministria e Jashtme e Malit të Zi ka njoftuar ditën e sotme se një diplomat rus është shpallur non grata. “Një notë zyrtare për këtë vendim, i cili përcakton...

19:00

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI