Flash

Nxënëset e mbuluara, kryeministri i Kosovës: Të lejohet mbi 16 vjeç

Lapsi.al 12 August 2022
Nxënëset e mbuluara, kryeministri i Kosovës: Të lejohet mbi

Prej kohësh në Kosovë ka nisur një fushatë kundër një udhëzimi të vitit 2014 të ministrisë së arsimit që ndalon mbajtjen e shamisë në shkolla.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, teksa tha se në vend nuk duhet të ketë ndalim të shamisë dhe të elementeve të tjera fetare në jetën publike të qytetarëve, të paktën pas moshës 16-vjeçare, shtoi se së shpejti ata do të dërgojnë në kuvendin e Kosovës për shqyrtim projektligjin për liritë fetare.

“Qëndrimi im është që nuk duhet të ketë ndalim të shamisë dhe të elementeve të tjera fetare në jetën publike të qytetarëve por duhet të jemi të lirë, mirëpo gjithashtu kam thënë që mosha 16- vjeçare duhet të jetë pragu, dhe moshën 16-vjeçare e shohim si prag për shumë gjëra të cilat kanë ndodhur dhe që do të duhej të ndodhin”, tha Kurti.

Udhëzimi i vitit 2014 që prej kohësh ka qenë një objekt diskutimi, po kërkohet me ngul të ndryshohet së fundmi nga ish-këshilltari i kryeministrit Albin Kurti, juristi Durim Berisha i cili i ka drejtuar Ministrisë së Arsimit një kërkesë për anulim të nenit kontestues të Udhëzimit Administrativ dhe aktivisti Liridon Kurti, i cili thotë se fushata e tyre po merr një mbështetje të madhe.

Sipas tij, nëse brenda 45 ditësh ministria e arsimit nuk e trajton kërkesën, ata do të ngrenë një padi ndaj këtyre të fundit.

Çështja e lejimit të mbajtjes së shamisë në shkolla, është një nga temat që sjellë shumë debat në Kosovë./ TCH

Të këshilluara

VIDEO/ Një person sulmon zyrat e FBI në SHBA

Një person i armatosur i veshur me jelek të blinduar u përpoq të hynte në një zonë kontrolli sigurie në një zyrë në terren të FBI-së në Ohio të SHBA. Mediat ame...

20:55

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57

Me sytë katër

PAPARAZZI