Flash

SPAK shpall moskompetencë për dosjen “e të bardhës”, delegon çështjen te Prokuroria e Durrësit

Lapsi.al 12 August 2022
SPAK shpall moskompetencë për dosjen “e të

SPAK ka shpallur mos kompetencë për dosjen e kokainës së kompanisë 'Alba exotic Fruits', duke e deleguar atë në Prokurorinë e Durrësit. Kësaj kompanie i janë kapur 6 herë drogë në Portin e Durrësit. SPAK ka shpallur moskopetencë për këtë çështje me argumentin se nuk janë gjendur prova për akuzën e grupit të strukturuar kriminal. Hetimet janë zhvilluar nga prokurorja Doloreza Musabelli që ka shpallur mos kompetencën më datë 29 korrik.

Për këtë çështje pas hekurave vijojnë të qëndrojnë vetëm vëllezërit Bajron Gumeni dhe Eduard Dauti me akuzën e trafikimi të lëndëve narkotike. Ndërsa paraditen e së premtes Gjykata e Apelit të Posaçëm i la sërish në burg edhe pse ata kërkuan masë me të lehtë sigurie dhe në të njëjtën kohë transferimin në paraburgimin e Durrësit.

Të këshilluara

Aksident në aksin rrugor Elbasan-Cërrik

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan-Cërrik në fshatin Jagodinë. Dy makina janë përplasur dhe njëra prej tyre është kthyer përmbys në rrugë. Fa...

10:57

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI