Flash

Tentuan grabitjen ‘spektakolare’ të bankës, bllokohen në tunel 4 hajdutët

Lapsi.al 12 August 2022
Tentuan grabitjen ‘spektakolare’ të bankës, bllokohen

Ka dështuar tentativa e 4 personave për të grabitur një bankë në Romë, e cila nëse do të realizohej do të përngjante me një skenar të serialit të njohur “Money Heist”. 4 grabitësit u bllokuan nga një masiv dheu në tunelin që kishin gërmuar për të hyrë në kasafortën e bankës së vendosur në rrugën Innocenzo XI dhe u ndesh ndërhyrja e policisë dhe zjarrfikësve që ata të dilnin gjallë. Tre nga të dyshuarit u shpëtuan shpejt, ndërsa i katërti u gjet nga zjarrfikësit pas disa orësh në një thellësi 6 metra.

Nga hetimet rezulton se grabitësit i nisën gërmimet nga dyshemeja e një hapësire komerciale dhe kishin hapur një tunel me të vërtetë të madh, por që në fakt nuk kishin vlerësuar të gjitha teknikalitet, që më pas i bllokuan brenda.

Për momentin, policia i ka komunikuar masën e arrestit vetëm dy prej të dyshuarve, pasi dy të tjerët kanë marrë lëndime të shumta dhe ndodhen në spital. Sipas autoriteteve, dy nga grabitësit janë me origjinë napoletane, ndërsa dy të tjerët banorë të Romës.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI