Flash

“Mos u mërzit, e ke ti radhën”, pas Rushdie kërcënohet me jetë autorja e Harry Potter

Lapsi.al 13 August 2022
“Mos u mërzit, e ke ti radhën”, pas Rushdie

Pas sulmit ndaj romancierit të njohur me origjinë indiane, Salman Rushdie edhe autorja britanike J.K. Rowling ka marrë një kërcënim me vdekje nga një ekstremist islamik i mbështetur nga Irani. Shkrimtarja e Harry Potter dhe aktivistja e lirisë së fjalës u revoltua pas tentativës për të vrarë Rushdie, një ditë më parë, por nuk vonoi edhe kërcënimi rrëqethës ndaj jetës së saj, shkruar në rrjetin social Twitter.

“Lajm i tmerrshëm. Lëreni të jetojë,”- shkruante J.K. Rowling në rrjetet sociale, por përgjigjia që i erdhi ishte një kërcënim.

“Mos u mërzit, e ke ti radhën,”- shkruante Meer Asif Aziz, i cili e përshkruan veten në Twitter si një student, aktivist social, aktivist politik dhe aktivist kërkimor. Aziz gjithashtu duket se mbështet Udhëheqësin Suprem të Iranit, Ayatollah Ali Khamenei.

Në një përpjekje për të larguar Aziz nga Twitter, Rowling këtë pasdite postoi: '@TwitterSupport ndonjë shans për mbështetje?'

Kritikët kanë akuzuar gjigantin e mediave sociale për 'standarde të dyfishta'. Twitter zgjodhi në mënyrë dramatike të mbyllë llogarinë e Donald Trump pas pushtimit të Kapitolit të SHBA nga një turmë e veshur me kapele MAGA pas zgjedhjeve të vitit 2020, por gjithsesi e lejon Khamenei të bëjë kërcënime kundër Izraelit.

Rowling gjithashtu konfirmoi se policia është e përfshirë dhe ka nisur hetimet.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI