Flash

Situata e zjarreve në Shqipëri, raportohen 20 vatra të reja

Lapsi.al 13 August 2022
Situata e zjarreve në Shqipëri, raportohen 20 vatra të reja

Situata e zjarreve në vendin tonë duket më e qetë, pasi gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar për 20 vatra. Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile në AKMC janë shuar vatrat:

në fshatin Mal Bardhë dhe Skuraj, bashkia Kurbin;

në vendin e quajtur “Pashallare”, në fshatin Tunjë, bashkia Gramsh;

tek ish fabrika e tullave, midis lagjes “Nr.7” dhe lagjes “Nr.9”, të bashkisë Durrës;

në lagjen “Shën Vasil” bashkia Himarë;

në lagjen “Vanë”, bashkia Delvinë;

në vendin e quajtur “Gjimoçik”, fshati Vajzë, bashkia Selenicë;

në lagjen “Babicë”, bashkia Vlorë;

në vendin i quajtur “Pigave Mesovun”, bashkia Delvinë;

në fshatin Miliska, bashkia Fushë-Arrëz;

në fshatin Reç, bashkia Malësi e Madhe;

në fshatin Arst, bashkia Fushë-Arrëz;

në njësinë administrative Rrethinat, bashkia Shkodër;

në fshatrat Plezhë dhe Shkjezë, bashkia Vau-Dejës;

në vendin e quajtur “Rrashkullaj”, bashkia Malësi e Madhe;

në fshatin Otllak, bashkia Berat;

në fshatin Arrëz, bashkia Dimal;

në fshatin Kozare, Kuçovë;

në fshatin Momël, bashkia Kavajë;

në fshatin Floq, bashkia Fier;

Në operacion për shuarjen e vatrave gjatë 24 orëve të fundit janë angazhuar 192 forca Operacionale, të Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi, Forca të Armatosura, forca bashkiake, forca policore, punonjës të Administratës së Zonave të Mbrojtura, shërbimi pyjor, forca vullnetare dhe janë angazhuar 25 mjete zjarrfikëse.

Gjithashtu gjatë ditës së djeshme në vendin e quajtur “Pigave Mesovun” helikopteri i FA është angazhuar për shuarjen e flakëve.

Aktualisht janë aktive vatrat në fshatin Shetaj, bashkia Durrës, kjo vatër vazhdon të jetë aktive me intesitet të ulët, vijon angazhimi i forcave të shërbimit zjarrfikës për izolimin e saj.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57

Me sytë katër

PAPARAZZI