Flash

Aksident i trefishtë në Vlorë, 3 të plagosur

Lapsi.al 14 August 2022
Aksident i trefishtë në Vlorë, 3 të plagosur

Një aksident i trefishtë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor Vlorë-Peshkëpi.

Rreth orës 07:00, një automjet tip “Toyota” me drejtues shtetasin A. C., 49 vjeç është përplasur me një automjet tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin P. M, 47 vjeç dhe me një automjet tip “Ford”, me drejtues shtetasin G. A.

Si pasojë e aksidentit, 2 drejtuesit A. C, dhe G. A, si dhe një pasagjere e mjetit “Ford”, shtetasja L. M, ndodhet në spitalin e Vlorës, jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI