Flash

Misteret e masakrës së Cetinjës/ Kush e eliminoi me 5 plumba autorin

Lapsi.al 14 August 2022
Misteret e masakrës së Cetinjës/ Kush e eliminoi me 5 plumba

Detaje të reja kanë dalë nga masakra e Cetinjës në Mal të Zi ku Vuk Boriloviç vrau 10 persona dhe plagosi 6 të tjerë. Sipas mediave vendase autori i masakrës u ekzekutua me 5 plumba. Fillimisht u tha se ai eliminua nga fqinji Nenad Kaluderoviç, i cili u cilësua si hero pasi ngjarja mund të kishte marrë edhe përmasa më tragjike. Tashmë thuhet se do të jetë ekspertiza e policisë që do të faktojë nga kush u vra autori i masakrës.

Dritëhije ka edhe mbi motivet e ngajrjes. Dëshmitë e para të atyre që e njohin vrasësin thonë se ai së fundmi ka qenë dukshëm i paqëndrueshëm mendërisht. Pikëpyetje ka edhe nëse ai e kishte planifikuar ngjarjen më herët pasi mësoet se disa ditë më parë ai transferoi gruan dhe 3 fëmijët e tyre në Herceg Novi.

Boriloviç punonte në pyll dhe kishte shumë armë gjahu dhe municione në shtëpi. Rreth orës 15:30, ai trokiti në derën e një banese të veçantë në shtëpinë e tij, banesën ku banonte familja Martinoviç. Ata ishin qiramarrësit e tij. Në banesë ishin infermierja Natasha Pajoviç Martinoviç (35) dhe dy djemtë e saj - Marko, 11 vjeç dhe 3 vjet më i ri Mašan. Sipas asaj që dihet deri më tani, dyshohet se ka pasur një debat pas së cilës Boriloviç ka qëlluar me armë.

Djemtë u përpoqën të fshiheshin, por vrasësi nuk i kurseu. Ai i vrau pa mëshirë edhe fëmijët e pafajshëm. Ai ka plagosur rëndë nënën e tyre. Pasi ka masakruar një grua të pafajshme dhe dy djemtë e saj, vrasësi del nga shtëpia dhe telefonon në celular Millosh Martinoviçin, bashkëshortin e Natashës së plagosur rëndë dhe i tha: Të kam vrarë familjen dhe familjen time!

Në 45 minutat e mëpasshme, në një distancë totale prej 80 metrash nga shtëpia e tij në qytetin Cetinje, vrau dhe 7 të tjerë. Me armë gjahu në dorë, hyri në shtëpinë e fqinjëve të tjerë duke vrarë të moshuarit Danijela dhe Dimitrije Dreçun dhe plagosi rëndë nipin e tyre Aleksandar Dreçun. Më pas vrau dhe djalin e tyre Rajko Dreçun, i cili vrapoi menjëherë drejt shtëpisë kur dëgjoi të shtënat.

Mali i Zi shpalli tre ditë zie kombëtare. Një ceremoni e veçantë u zhvillua në Cetinje me prezencën e autoriteteve më të larta shtetërore si presidenti dhe kryeministri. Kjo është ngjarja më e rëndë dhe më shokuese në historinë e këtij shteti. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Aksident në Divjakë, plagoset i riu

Mbrëmjen e djeshme një mjet tip “Ford” ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanalin kullues përbri saj. Kanë qenë orët e vona të mbrëmjes së djeshme kur mj...

13:45

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57

Me sytë katër

PAPARAZZI